Uji Dea

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “NOPM”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me organizatën joqeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si përzgjedhëse për implementimin e projektit të financuar nga programi AKT LS I USAID-it e titulluar “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në buxhetim përmes përfshirjes gjinore, të rinjve dhe komunitetit pakicë”.

Në emër të kryetarit Haziri, marrëveshjen e ka nënshkruar nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu si dhe drejtoresha ekzekutive e NOPM, Besime Tusha.

Mobi Casa

Kadriu tha se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri është gjithmonë e gatshme të bashkëpunoj me organizatat siç është “NOPM”, qëllimi i projektit të së cilës është rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve, komuniteteve pakicë në çështjet komunale dhe jetën publike, me fokus të veçant në planifikimin dbhe përgatitjen e buxhetit.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e OJQ “NOPM”, Besime Tusha –Maliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunim në këtë projekt i cili zgjat 11 muaj, me synim në arritjen e objektivave duke organizuar tryeza të rrumbullakëta, punëtori, trajnime me ekzekutivin dhe legjislativin, radio debate/spote, vizita në terren, debate buxhetore, monitorim dhe avokim me theks të veçantë përfshirjen e të rinjve, grave si dhe komuniteteve pakicë në proceset buxhetore si dhe përfshirjen e buxhetimit gjinorë në planifikimin buxhetor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.