Eko Higjiena

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Bankën Botërore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, të premtën ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi dy vjeçare me IFC-në (Korporata Ndërkombëtare Financiare), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, për të përmirësuar mjedisin lokal të të bërit biznes.

Komuna e Gjilanit është njëra nga tri Komunat e përzgjedhura në këtë fushë, nga ky projekt ku parashihen thjeshtëzim të procedurave administrative dhe përmirësimit të shërbimeve në uljen e kostos së të bërit biznes.

Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka thënë për media se marrëveshja e nënshkruar është për projektin e “Klimës së Investimeve në Kosovës”. Sipas Mustafës qëllim i projektit është që në vazhdën e të gjitha përpjekjeve që Kosova ka bërë deri më sot, në nivel qendror dhe atë lokal, për ndërtimin e klimës sa më të mirë për të bërë biznes dhe për të ardhur investimet, pra për tu hap vende të reja të punës dhe të vazhdohet edhe një hap përpara.

“Ky projekt ka për qëllim që të ngritë kapacitetet në nivelin lokal, në këtë rast në Komunë, për projektim të rregulloreve dhe të akteve ligjore, nënligjore dhe bashkë me qeverinë të ndikohet edhe te bërja e ligjeve në nivelin nacional, të cilat lehtësojnë regjistrimin e bizneseve, ulin burokracinë, humbjen e kohës dhe të kostos së marrjes së lejeve, licencave, certifikatave të ndryshme…, etj., qëllim është që në principin “one stop shop”, që të vihet në një pikë sikur këtu në niveli lokal dhe të regjistrohet biznesi për pak minutat e ardhshme. Kështu është ideja që të lansohet informacioni edhe në nivelin nacional në mënyrë që edhe lejet, licencat dhe dokumentacioni tjetër të cilat i jep niveli qendror, ministritë e ndryshme, agjensionet, të merren në një pikë, në mënyrë që të mos “endet”, investitori nga ministria – në ministri për të humbur disa ditë por t’u pajisur me një dokumentacion. Pra qëllim është që investitorët çoftë të brendshëm apo të jashtëm të stimulohen në mënyrë që Kosova të bëhet ambient i përshtatshëm për investime” ka thënë Mustafa.

Fundamenti

Komuna e Gjilanit ka obligim sipas kësaj marrëveshjeje, vetëm angazhimin në këtë projekt, nuk ka obligime të drejtpërdrejta financiare në projekt qysh edhe ata nuk kanë obligime të drejtpërdrejta financiare, por me vetë faktin që Banka Botërore është e gatshme dhe i ka ekipet për të dhënë këshilla, për t’i strukturuar njerëzit në Komunën tonë, për të bërë eventualisht edhe ndonjë vizitë studimore lidhur me atë se si punohet dhe si ndërtohet kjo klimë te të tjerët në regjion, në Evropë e në Botë. Janë investime të cilat natyrisht i kushtojnë projektit. Ky projekt e ka koston e vetë por që financohet nga Banka Botërore.

Banka Botërore asiston me të gjitha kapacitetet në këto tri komunat e përzgjedhura që pos Gjilanit është edhe Ferizaj dhe një Komunë tjetër. Ky përqendrim i Bankës Botërore është bërë nga hulumtimet e ndryshme që ata kanë bërë, por edhe duke u bazuar në vlerësime të ndryshme të prej organizatave të ndryshme me renome ndërkombëtare e vlerësime të tjera edhe nga niveli qendrorë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit që ka rreth 100 mijë banor, ka mbi 3 mijë biznese aktive, e me këtë projekt parashihet përmirësimi i klimës së investimeve në Kosovë në dy nivelet e qeverisjes për investitorët vendas dhe të huaj./rajonipress/