UBT

Gjilani nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për përmirësimin e cilësisë së arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi Caritasin zvicran në Kosovë për implementimin e projektit “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – Shpresë”.

Marrëveshja ka për qëllim që të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe ofrimin e shërbimeve në nivelin e arsimit parafillor, në komunën e Gjilanit, përmes përmirësimit të shërbimeve të qëndrueshme për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të edukatorëve parafillor në nivel komunal si dhe duke krijuar një mjedis miqësor ndaj fëmijëve, në klasat e arsimit parafillor.

ARKATANA

Ky projekt përfshinë organizimin dhe ofrimin e trajnimit për edukatorët ekzistues të nivelit parafillor dhe zyrtarëve në Komunën e Gjilanit, organizimin e sesioneve për monitorim të cilësisë dhe mentorim për edukatorët e trajnuar parafillor, mobilizimin e pikave përkatëse kontaktuese për arsimin në nivel komunal, avokimi në nivel komunal për arsimimin e mëtejshëm të edukatorëve në arsimin parafillor, sikurse edhe ofrimin e pajisjeve dhe materialeve didaktike për pesë klasat e përzgjedhura.

Përndryshe, marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe drejtori i Caritasit zviceran për Kosovë, Kreshnik Basha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.