UBT

Gjilani në tmerr për ujë, tash Lutfi Haziri merret edhe me Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Kushtrim Kadriu – Sa i rrokatur duhet të jesh që në një katastrofë në të cilën ndodhet qyteti i Gjilanit për mungesë të ujit, të merresh me Shqipërinë. Lutfi Haziri tash paska filluar të merret edhe me Shqipërinë. Deri tash në agjendë e ka pasur Prishtinën, të cilën e boni fet, tash i paska mësyer edhe Tiranës. Çfarë njeri “out” krejt! E me Gjilanin kur do të merresh ore i uruar? Çudi se si ky kryetar nuk e sheh realitetin krejt lakuriq në Gjilan, realitetin e hidhur, por jeton në një realitet jashtë realitetit ka ir. Lutë nuk je liderë i dyjesë që të të shohin se a bëre diçka për Shqipërinë a jo.

T`i je kryetarë i një komune të anashkaluar në të gjitha aspektet. Fillo e kthjellu allahile e merru ujin, organizo gala mbrëmje për këtë çështje e hap puse. Mos ia fyej inteligjencën një qyteti të tërë me këso veprime dëshpëruese.

FIDANISHTJA

Shqipëria, shyqyr Zotit, ka grumbulluar mjaftë ndihma dhe të jesh i bindur se nuk ka nevojë për ndihmën tuaj në këtë moment. Asaj i janë dhuruar 20 milionë nga Katari, 3.2 milionë Kuvajti, 3 milionë Arabia Saudite, 500 banesa Turqia, 1 milion Bexheti etj., përderisa Gjilani vuan për ujë. Merru me Gjilanin, kthjellu nga dehja amanin ta kemi, se na more në qafë, nga momenti në moment mund të shpërthejë ndonjë epidemi e t`i parat e Gjilanasve do t’i dërgosh dika tjetër./rajonipress/