Gjilani në përgatitje të strategjisë së zhvillimit ekonomik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Riad Rashiti nga drejtoria për zhvillim ekonomik ka kërkuar nga ekspertët që të jenë pjesë e strategjisë zhvillimore ekonomike.

Drejtoria për zhvillim ekonomik në Gjilan është duke synuar hartimin e një strategjie për zhvillim ekonomik e cila do të jetë plotësisht e mundshme dhe praktike. Kështu ka thënë në një konferencë për media Riad Rashiti drejtor.

Rashiti tha se strategjia do të realizohet duke u bazuar në mundësitë,kapacitetet dhe resurset që i ka komuna e Gjilanit. Sipas tij hartimi i strategjisë për zhvillim ekonomik lokal pritet të jetë gati deri në fund të vitit, e cila pastaj do të dërgohet për miratim në Kuvend, për të filluar së zbatuari tek në vitin 2013.

Rashiti ka kërkuar nga ekspertët e ekonomisë dhe drejtimeve tjera që të jenë pjesë e përgatitjes së strategjisë sepse ky do të jetë një dokument dhe udhërrëfyes për secilin që është pjesë e pushtetit në vitet e ardhshme.

RCCOLA

Rashiti ka akuzuar një pjesë të opozitës e cila sipas tij nuk ka dhënë apo ofruar asnjë angazhim pozitiv.”Bile një pjesë e opozitës përmes manipulimeve ,më shumë po i bëjnë dëm edhe procesit edhe qytetarëve” ka shtuar ai.

Kreu i zhvillimit ekonomik ka thënë se në Gjilan ka projekte të shumta që janë duke u realizuar dhe po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet institucionale,por jo gjithçka varet prej politikave zhvillimore lokale,sepse kjo fushë varet kryekëput prej politikave zhvillimore të Qeverisë së Kosovës ka sqaruar Rashiti.

Rashiti ka përmendur edhe krijimin e zonës ekonomike rajonale e cila ndodhet në pjesën e Artanës, që përfshinë një hapësirë prej 70 hektarëve. “Megjithatë ne po mundohemi që së paku të krijojmë edhe dy zona apo parqe ekonomike”. Drejtoria për zhvillim ekonomik rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe përkrahjes së bizneseve, lehtësirave të tyre përmes taksave komunale,promovimin e bizneseve,krijimin e bazës së të dhënave për bizneset ,projekti i diasporës etj./rajonipress/