ARKATANA

Gjilani në aksion pastrimin e lagjes “Reshat Ymeri”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me përfaqësuesit e lagjes dhe banorët kanë nisur sot në mëngjes pastrimin e lagjes “Reshat Ymeri”, e cila ishte me një pamje të dhimbshme siç e ka quajtur ai, për shkak se përpos mbeturinave të shumta ishte degraduar në masë të madhe edhe lumi në këtë lagje.

“Pamje e rëndë ajo që shohim është e dhimbshme dhe shqetësuese jo vetëm për këta banorë, por për gjithë qytetin. Apelojmë për respektim të natyrës dhe lumenjve, të rrugëve e trotuareve, sepse jemi të gjithë së bashku që i shfrytëzojmë këto hapësira. Nuk kisha dëshiruar ta shohë këtë pamje në asnjë vend të Kosovës”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka konfirmuar punën aktive të inspektorëve në terren dhe ka bërë të ditur se do të ketë gjoba mandatore për të gjithë ata që ndotin ambientin.

ARKATANA

“Të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë në Gjilan këtë mund ta bëjnë, por në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë degradimin e ambientit. Zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që vazhdojnë ndotjen e natyrës. Ashtu siç i ruani dhe i mbroni oborret tuaja kujdesuni edhe për ambientin dhe hapësirën publike”, ka përfunduar ai.

Në emër të kësaj lagje, ka folur Albin Devaja i cili ka falënderuar nënkryetarin për angazhimin, duke spikatur angazhimin e të gjithë banorëve në periudha të ndryshme kohore, për ta mirëmbajtur si duhet ambientin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.