Fundamenti

Gjilani ndihmon edhe Parteshin me mjete mbrojtëse dhe higjienike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit sot e ka ndihmuar edhe Komunën e Parteshit, dhe atë për nevoja të mjekësisë familjare dhe për ekipet tjera emergjente që kujdestarojnë në këtë komunë.

Në fjalën e tij pas ndarjes së këtij donacioni, nënkryetari Arbër Ismajli, ka thënë se kjo është një mbështetje kryesisht në material mbrojtës në kuadër të angazhimit të kryetari Lutfi Haziri, i cili është i përkushtuar për të bërë maksimumin në parandalimin e koronavirusit në nivelin regjional.

Mobi Casa

“Kjo është në kuadër të krijimit të kushteve për ekipet e shërbimit emergjent. Kryetari Haziri edhe gjatë javës së kaluar përmes Komitetit për Emergjenca ka mbështetur Komunën e Vitisë, Ranillugut dhe sot edhe Parteshit. Njëkohësisht kjo po bëhet në kuadër të angazhimit të përbashkët të Komunave të këtij regjioni për parandalimin e këtij virusi. Ekipet e shëndetësisë primare janë duke monitoruar pikat kufitare duke përfshirë këtu edhe mbështetjen e dhënë për disa ditë në pikën kufitare në Han të Elezit”, ka thënë Ismajli.

Ai ka konfirmuar se duhet t’u jepet mbështetje të gjitha komunave në këtë regjion në mënyrë që kjo pjesë të parandaloj me sukses këtë virus dhe të ketë gjendjen e qetë në këtë drejtim dhe me sa më pak raste, duke mobilizuar qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.