RCCOLA

Gjilani nderon Xherdan Shaqirin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria për kulturë e sport e Gjilanit për kontributin që ka dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit shqiptarë dhe vlerat që ka treguar prej një sportisti me afinitete ndërkombëtarë i ka ndarë një mirënjohje speciale futbollistit gjilanas Xherdan Shaqiri.

Futbollisti gjilanas Xherdan Shaqiri ka marrë një mirënjohje të merituar nga Komuna e tij Gjilanit. Për këtë mirënjohje dhe duke u bazuar në sukseset ndërkombëtarë që ka arritur Xherdan Shaqiri , drejtoria e kulturës, rinisë e sportit i ka ndarë një mirënjohje enkas Xherdan Shaqirit të cilën e ka ndarë Qemajl Mustafa.

Vet Qemajl Mustafa tha se është krenari dhe mburrje që të kemi një futbollist çfarë është Xherdan Shaqiri. Ai meriton edhe më shumë dhe do të kemi mundësi që edhe ta nderojmë e ta ftojmë në të ardhmen në qytetin e tij në Gjilan.

RCCOLA

Mustafa tha se Shaqiri pos që ka bërë emër ai ka ditur më së miri të tregoj para botës edhe vlerat e një sportisti të talentuar e të edukuar.

Mirënjohjen e Xherdan Shaqirit që u nda të martën në mbrëmje në restaurant Planet me rastin e ndarjes së çmimeve për më të dalluarit e vitit 2012 e ka pranuar një i afërm i Shaqirit./rajonipress/