Eko Higjiena

Gjilani nderon veprimtarinë e Rexhep Qosjes

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për këtë vit sipas jurisë është shpallur Rexhep Qosja.

Juria profesionale e kryesuar nga Faik Shkodra të hënën ka bërë publik fituesin e çmimit letrar “Beqir Musliu” i cili në mënyrë solemne për çdo vit ndahet më 15 qershor, ditën e çlirimit të Gjilanit.

Ars Club “Beqir Musliu” për këtë vit kishte futur në garë emra të njohur të fushës së letërsisë, derisa sipas Faik Shkodrës fitues meritor për këtë vit është Rexhep Qosja. Shkodra tha se të gjithë emrat tjerë si Agim Vinca, Jusuf Buxhovi,Salih Bashota etj, ishin konkurrent potencial,por Qosja i plotësonte të gjitha kriteret.

RCCOLA

Vlerësimi i jurisë është dhënë në prani të Qemajl Mustafës, i cili edhe ka falënderuar jurinë për punën e mirë që ka bërë. Mustafa tha se akti solemn i ndarjes së çmimit “Beqir Musliu”, tregon angazhimin krijues të institucioneve komunale.”Beqir Musliu” i bënë nder Gjilanit dhe hapësirave shqiptare”tha Mustafa. Mustafa tha se ndonëse ky çmim është simbolik për krijimtarinë gjilanase dhe më gjerë është tepër domethënës.

Edhe, Sabit Rrustemi në emër të Ars Clubit tha se Gjilani po e ruan traditën dhe realisht qyteti i Gjilanit është shembulli i vendosjes autonome të vlerësimeve profesionale. Edhe, Rrustemi tha se Beqir Musliu duhet të studiohet dhe ndriçohet krijimtaria e tij sepse Gjilani ka dhënë emrin më të madh në letërsinë shqipe. Rrustemi shtoj se janë mbi 600 artikuj në sferën e dramës që ende janë të panjohura për krijuesit. Edhe, Rrustemi tha se dhënia e çmimit Rexhep Qosjes ishte meritore dhe ishte bërë në mënyrë unanime nga juria./rajonipress/