RCCOLA

Gjilani nderon veprën e Xhavit Ahmetit në 21-vjetorin e vdekjes tragjike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësues politik nga niveli lokal i Komunës së Gjilanit, por edhe ai qendror, kanë bërë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore të prof.dr. Xhavit Ahmeti, në shenjë nderimi dhe kontributi të jashtëzakonshëm që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës sa ishte i gjallë në fushën e arsimit dhe në përgjithësi në rrugën e lirisë së vendit, deri në vdekjen e tij tragjike.

Në emër të institucioneve lokale ka folur Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal nga radhët e LDK-së, i cili veprën e Xhavit Ahmetit e ka për arsimin dhe lirinë në përgjithësi, e ka cilësuar si të rrallë dhe të jashtëzakonshme.

“Jemi këtu në nderim të profesorit Xhavit Ahmeti, i cili 21 vjet më parë është ndarë nga ne. E kujtojmë përherë profesorin tonë i cili ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit në nivel të Kosovës dhe veçanërisht të Gjilanit. Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Xhavit Ahmeti, ne Gjimnazin e Shkencave Natyrore e kemi emërtuar me emrin e tij dhe tani në festën e Flamurit Kombëtar do të bëhet zbulimi i bustit të tij në lokacionin e kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan”, ka thënë shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës, Avdyl Aliu.

Mobi Casa

Kurse, në emër të familjes Ahmeti dhe të fshatit Përlepnicë, ka folur hoxha Abdylhakim Shaqiri, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit që nuk e kanë harruar asnjëherë kontributin e prof. dr. Xhavit Ahmeti.

“Falënderojmë të gjithë të pranishmit që sot në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojnë kontribuuesin e arsimit shqip. Tek kjo përmendore, përpos Xhavit Ahmetit, ka edhe një numër të madh të të rënëve në rrugën e lirisë duke u bërë dëshmorë dhe heronj të kombit. Se sa e vështirë ishte të vihet te liria, dëshmojnë një numër shumë i madh i pllakave të ndryshme përkujtimore gjithandej Kosovës. Duhet të jemi vigjilent që t’i nderojmë në çdo përvjetor njerëzit që kanë dhënë gjithçka nga jeta që ne sot ta gëzojmë lirinë, prandaj të gjithë bashkërisht duhet të punojmë në zhvillim dhe ndërtim të vendit”, ka thënë Shaqiri. /rajonipress/