UBT

Gjilani nderon veprën e lavdishme të heroit të kombit, Abdullah Tahiri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe para bustit të heroit të kombit, Abdullah Tahiri, i cili ishte organizator në shumë aksione për liri dhe pavarësi njëherit prijës i themelimit të UÇK-së, Zona Operative e Karadakut.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se institucionet komunale dhe përfaqësimet tjera të niveleve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë janë në kushte pandemie duke i dhënë nderimet veprës që heroi Abdullah Tahiri bëri bashkë me vargun e gjatë të heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për luftën për liri.

Ajo tha, gjithashtu, se nderimi më i mirë për dëshmorët është angazhimi i përbashkët dhe pa dallime në krijimin e një jete më të mirë, një shprese për të jetuar dinjitetshëm të gjithë qytetarët e Kosovës.

Uji Dea

Ndërsa, Ahmet Isufi, ish- komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, ka thënë se nderimi i veprës së lavdishme të komandantit të parë të UÇK-së për ZOK-ut, është sa krenari për lavdinë që ai ka, në të njëjtën kohë edhe dhimbje e madhe.

Ai tha se Abdullahu ishte njeriu kryesor i të gjitha organizimeve që kishin qëllim kombëtar, lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të fuqishëm të Kosovës.

“Sot përkujtojmë veprën e Abdullahut, Enver Topallit, Arben Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve në këtë ditë, që në saje të sakrificës së tyre, ne jemi sot shtet i pavarur dhe pretendent për tu zhvilluar karshi shteteve tjera”, ka thënë mes tjerash Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.