Mobi Casa

Gjilani nderon martirët e Lladovës në 20 vjetorin e masakrës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me drejtorët e drejtorive komunale, kanë bërë sot homazhe para lapidarit të dëshmorëve në fshatin Lladovë, në kujtim të të rënëve nga ky fshat më 2 prill të vitit 1999.

Në fjalën e tij, Ismajli ka thënë se kjo ditë para 20 vitesh ishte dita më e vështirë për këtë fshat dhe njëkohësisht për gjithë Gjilanin e Kosovën.
“Është një ditë e dhimbjes së madhe dhe njëkohësisht edhe krenari që me gjakun e tyre dhe të shumë dëshmorëve është bërë e mundshme liria që sot e gëzojmë të gjithë. Nderi që ne sot bëjmë është vetëm një simbolikë e vogël, në krahasim me veprën e tyre gjigante për lirinë e vendit. Përkulemi gjithmonë para dëshmorëve, të rënëve për liri, sikur që kemi një respekt të veçantë për familjet e tyre dhe kontributin e madh që ato vazhdojnë të japin në ndërtimin e vendit”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Mobi Casa

Nga regjimi serb në këtë fshat u vranë mizorisht, Beqir Mahmuti (1953), Zijadin Mahmutit (1960), Daut Mahmuti (1963), Hevzi Ajeti (1970), Ganimete Ajeti (1977) dhe Ahmetali Ajeti (1960, ky i fundit i vrarë dhe i zhdukur. Po ashtu, në Gjilan është vrarë edhe Xhemail Ymeri nga Lladova, kurse i plagosur rëndë kishte mbetur Mefail Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.