Fundamenti

Gjilani mund të përdoret edhe si shembull për komunat e tjera

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Omer Daku thotë se liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet është e plotë,ata janë të integruar,të punësuar dhe po japin kontributin e tyre që kjo gjendej edhe më tutje të avancohet.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan të cilin e kryeson Omer Daku, nënkryetar i komunës e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente të veçanta gjendjen e sigurisë në këtë komunë.

Daku tha për rajonipress se liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet është e plotë,ata janë të integruar,të punësuar dhe po japin kontributin e tyre që kjo gjendje edhe më tutje të avancohet.

Daku tha se është i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e rregullt të të gjitha komuniteteve ( serb, rom, turk) e të cilët në vazhdimësi janë aktiv dhe japin kontributin e tyre.

Daku vlerëson se kjo situatë e qetë dhe stabile në Gjilan është arritur duke ju falënderuar vullnetit, gatishmërisë dhe angazhimit maksimal të kreut të komunës me stafin e tij.

“Komuna e Gjilanit nuk po angazhohet vetëm për një siguri të plotë të lëvizjes, por po angazhohet që kjo te jetë e sigurt edhe në shumë fusha të tjera për të thënë se siguria është 100% e sigurt” tha ai.

ARKATANA

Prandaj sipas Dakut, komuna po angazhohet që të bëjë sa më shumë në këtë drejtim duke i angazhuar të gjithë mekanizmat e KKSB-së që të angazhohet edhe për një ambient më të pastër,për një trafik me infrastrukturë më të mirë dhe bashkëpunim edhe më të madh me policinë e Kosovës, që do të shtonte sigurinë edhe më të madhe në komunikacion.

Daku tha se po angazhohen edhe për ndriçim më të madh në të gjitha pjesët e komunës duke përfshirë edhe të gjitha fshatrat që po ashtu do të ndikonte në sigurinë e lëvizjes.

KKSB-ja është një mekanizëm që ndikon dhe angazhohet në ngritjen e vetëdijesimit për dukuritë negative, sidomos tek të rinjtë, që do të ndikonte në rinin e shëndetshme dhe perspektivë për të ardhmen.

Daku tha se edhe lehtësimi i gjendjes së rënduar sociale të qytetarëve me anë të përkrahjes së shtuar institucionale si dhe parandalimi i dhunës në shoqëri përmes aktiviteteve vetëdijësuese për respektimin e ligjit dhe avancimin e normave shoqërore janë pjesë e strategjisë së KKBS.

Daku një meritë të veçantë ia dedikon qytetarëve të Gjilanit të cilët i fton që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me të gjithë mekanizmat e sigurisë./rajonipress/