FITORJA

Gjilani mund të bëhet me trafik urban të rregulluar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Omer Daku nënkryetar i Gjilanit tha se së bashku me organizatën DEMI dhe USAID-in amerikan janë në përfundim të strategjisë së trafikut urban i cili pritet të aktivizohet kah fillimi i vitit 2013.

Komuna e Gjilanit është në përfundim të rrumbullakimit të strategjisë së trafikut urban. Omer Daku nënkryetar i Gjilanit tha për rajonipress se tashmë janë angazhuar Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) i cili ka anketuar qytetarët të cilët janë shprehur në favor të trafikut urban në qytet.

Daku tha se pasi të përpunohen këto të dhëna dhe pasi të bëhet prezantimi i tyre edhe përmes debateve të ndryshme atëherë i mbetet grupit të ekspertëve që janë të kyçur edhe amerikanët që të japin sugjerimet e tyre profesionale rreth trafikut urban.

FIDANISHTJA

Daku tha se më 11 shtator pritet të fillojë diskutimi për modalitetet e kësaj strategjie dhe shpresohet që në fillim të vitit 2013 trafiku urban në Gjilan të startojë.

Edhe Ardit Ajvazi nga KVLR tha se ata kanë anketuar mbi 383 qytetarë prej tyre gjashtë fshatra dhe 12 lagje. “Shumica e qytetarëve të anketuar janë shprehur në favor të trafikut urban” tha Ajvazi.

Ndryshe Komuna e Gjilanit së bashku me USAID-in amerikanë strategjinë e trafikut urban e kanë filluar në kuadër të mobilitetit për qytetin e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.