United Hospital

Gjilani meriton emërtime të rrugëve me emra meritor – autoritativ, e jo me të panjohur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Parregullsitë e shumta që e kanë përcjellë në vazhdimësi Komisionin Komunal për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, në Gjilan, kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha edhe te qytetarët e Gjilanit thuhet në reagimin e edegës së PDK-së në Gjilan.

Duke i parë këto parregullsi dhe këto shkelje, dhe në pamundësi për ta ndalë trendin e manipulimeve dhe publikim e listës së propozuar të emërtimeve të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, nga kryetari i Komisionit z. Fehmi Agushi, dhe një pjesë e anëtarëve të komisionit, anëtari i PDK-së në këtë komision, Ilir Tahiri, është tërhequr nga komisioni, duke e kundërshtuar mënyrën e tillë të publikimit, nga se gjatë punës nuk janë respektuar kriteret për propozime, janë ndryshuar emërtimet e vjetra për t’i zëvendësuar të njëjtat me emra të familjarëve të disa anëtarëve të komisionit, etj.

Rrugët në të cilat është ndërhyrë, me presion të disa anëtarëve dhe të kryetarit të Komisionit, janë: Rruga “Idriz Seferi”, e cila është shkurtuar disa herë; Rruga “Mulla Idriz Gjilani”, që më parë ka qenë në kuadër të kategorisë së rrugëve të rendit të parë, tani është në kategorinë e rrugëve të rendit të dytë, Rruga “Dalip Dalipi” poashtu është shkurtuar disa herë.

UBT

Ndryshimi i emërtimit të rrugës “Gjon Sereqi”, dhe shumë të tjera, ndërhyrja në propozimet e Këshillave të Fshatrave pa pëlqimin e Komisionit, Mospublikimi i të gjitha emërtimeve të propozuara, sipas vendbanimeve, në secilin vendbanim, dërgimi i kundërligjshëm i disa propozimeve për shqyrtim në Kuvendin Komunal, mospërputhja e verzionit të publikuar me atë përfundimtar të përpiluar nga Komisioni (në takimin e Prizrenit), etj., pa përjashtuar edhe gabimet e shumta teknike.

Papërgjegjësia dhe joserioziteti i disa anëtarëve të komisionit, ka bërë që puna e këtij komisioni të zgjatet me vite, për shkak se në shumë takime, më tepër është diskutuar për pagesën dhe mëditjet se sa për rolin dhe përgjegjësinë e komisionit për cilësinë e emërtimeve me emra autoritativ.

Prandaj, duke pasur parasysh të gjithë këto vërejtje në punën e këtij komisioni, Dega e PDK-së në Gjilan, nuk e mbështet versionin aktual të publikuar, të propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, në Komunën e Gjilanit dhe të njëjtën kohë kërkon nga KK Gjilan, shkarkimin e kryetari të këtij Komisioni përfundon reagimi i PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.