ARKATANA

Gjilani me aktivitete të ndryshme po pret bashkatdhetarët në vendlindje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit për nder të muajit të bashkatdhetarëve të shpallur me kalendar të qartë të aktiviteteve, pas koncertit të madh të mbajtur në qendër të Gjilanit, sot ka organizuar në bashkëpunim edhe me klubin e bjeshkatarëve “Alpin”, ecjen në këmbë në malet e Karadakut.

Këtij aktiviteti iu kanë bashkuar qindra të rinjë e të reja të Gjilanit dhe më gjerë.

Të gjitha aktivitetet janë organizuar nga zyra e kryetarit së Gjilani në bashkëpunim me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Lidhur me koncertin e organizuar në qendër të Gjilanit koordinatori i NJKRS-së, Bashkim Nexhipi, ka thënë se ky koncert me vetpjesëmarrjen e shumë qytetarëve, e veçanërisht pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve tanë, tregon se ishte një aktivitet i qëlluar në shenjë falënderimi për punën shumë të madhe që mërgata ka bërë për Kosovën dhe posaçërisht për zhvillimin e pasluftës në Gjilan.

ARKATANA

Kurse, aktiviteti i mbajtur sot në Karadakun e pasur me bukurit malore, ka tërhequr një numër poashtu shumë të madh të anëtarëve të klubeve të ndryshme bjeshkatare dhe një numër të madh të të interesuarve nga diaspora që të bashkëngjiten në ecjen e përbashkët që në orët e hershme të mëngjesit.

Njëzëri janë pajtuar të gjithë pjesëmarrsit se në këtë anë potencial i madh i turizmit është i mundur të zhvillohet, sepse, sipas të pranishmëve, këto bukuri natyrore rrallë kush i ka.

Ndryshe, gjatë muajit Korrik dhe Gusht Komuna e Gjilanit ka organizuar dhe do të organizoj edhe shumë aktivitete të tjera për bashkatdhetarët tanë në diasporë.

Sot nga ora 18:00 në qendrën e madhe të prodhimeve “Palma”, do të organizohet Auto Show Gjilani 2017, ku do të ekspozohen makina të veçanta të diasporës dhe të Gjilanit njëkohësisht. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.