Mobi Casa

Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me vendim të kryetarit të Gjilanit, njëherësh udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë mbyllur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të maturës që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

Fundamenti

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim, Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.