Gjilani lanson programin online “Biblioteka Ime”, i pari i kësaj natyre në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot promovimin e projektit online “Biblioteka ime”, që është ende në fazën e pilotimit, por që ka qëllim digjitalizimin e gjithë literaturës së Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli”.

Ky projekt mundëson përpos leximit elektronik edhe krijimin e databazës së këtij institucioni dhe statistikat tjera që kanë të bëjnë me leximin, moshat, librat dhe autorët më të lexuar dhe detajet të tjera brenda një domeni dhe gjithçka në formë elektronike.
“Ky projekt po vije pas shumë programeve dhe projekteve online të zbatuara tashmë në Gjilan. Si program po lansohet sot pas atij që tashmë ka filluar në shëndetësinë primare dhe do të vazhdohet edhe me programe të tjera të ngjashme. Apliko online, home Komuna, e-kiosqet, e-prokurimi, e-shëndetësia dhe tash Biblioteka Ime, janë projekte që Gjilanit tashmë i kanë dhënë epitetin e risive në nivel vendi, sa i përket përdorimit të teknologjisë informative në dhënien e shërbimeve për qytetarë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri Kjo i mundëson Bibliotekës ta mbaj nën kontrollë të saj librin, përdorimin e tyre,

“Kjo i mundëson Bibliotekës ta mbaj nën kontrollë të saj librin, përdorimin e tyre, mundëson që lexuesit që të kenë qasje në të gjithë titujt që ka ky institucion, autorët dhe veprat e tyre, prindërit e fëmijëve, për të kontrolluar statistikat e leximit të librave nga ana e fëmijëve të tyre etj. Ky program Gjilanin përsëri e vendos në kalendarin e avancimit si Komuna e parë në nivel të Republikës së Kosovës, por edhe të regjionit. Ky është një standardizim i punës së Bibliotekës dhe lehtësimin e shërbimeve”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kryetari Lutfi Haziri ka thënë poashtu se legjislatura e zgjedhur tashmë në Kuvendin Komunal në vitin e ardhshëm do të bëjë emërtimin e kësaj Biblioteke me emrin e njeriut të letrave shqipe, autorit të mirënjohur në nivel Kombëtar, Beqir Musliu.

Ndërsa, Gazmend Jakupi nga zyra e IT-së në Gjilan, ka thënë se ky program elektronik bibliotekaime.com, është në funksion të digjitalizimit të shërbimeve, krijimin e lehtësirave më të mëdha dhe zgjerimin e numrit të lexuesve, duke mundësuar leximin e titujve që i posedon kjo Bibliotekë nga një telefon apo pajisje tjetër që ka qasje në internet.

Ndërkaq, Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës “Fan S. Noli”, ka thënë se ky program është një lehtësim shumë i madh për stafin që punon këtu, por edhe për krijimin e databazës së saktë për librin dhe digjitalizimin total të librave, veprave të ndryshme të autorëve, por edhe digjitalizimin e gjithë arkivës që ka në menaxhim kjo Bibliotekë./rajonipress/