Fundamenti

Gjilani lanson platformën online Web GIS

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Gjilanit ka lansuar aplikacionin online Web GIS, i cili paraqet një platformë praktike dhe funksionale që ka aftësi të informoj qytetarët për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Drejtori për Urbanizëm, Valon Shefkiu, ka informuar se kjo platformë mundëson informacione të rëndësishme për qytetarët për urbanizmin, shërbimet publike, sektorin e bujqësisë, institucionet arsimore e shëndetësore dhe për turizmin.

“Në kuadër të Web GIS, qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të marrin informacione nga fusha të ndryshme siç është urbanizmi, ku janë paraqitur planet urbanistike, paraqitjen e objekteve të pajisura me leje ndërtimi, mjedisore dhe legalizimi, përcaktimin e zonave të ndërtimit brenda dhe jashtë qytetit”, ka thënë Shefkiu.

Fundamenti

Po ashtu, Web GIS ofron qasje për qytetarët edhe për Shërbimet Publike (shtrirjen e hapësirave publike brenda komunës së Gjilanit, rrjetin rrugor, rrjetin e ujësjellësit), për Kadastër, gjeodezi dhe prone (paraqitjen e bazës gjeodezike për zonën urbane, për zonat rurale, paraqitjen e pronave komunale etj.)

Me anë të kësaj platforme, gjilanasit mund të informohen edhe sa i përket evidentimin e tokave bujqësore, evidentimin e sipërfaqeve pyjore, llojet e tokave, llojet e erozionit, për objektet e trashëgimisë kulturore, objektet e trashëgimisë fetare, atraksionet natyrore, sikurse edhe për paraqitjen e lokacionit të objekteve të administratës komunale, institucioneve arsimore, e institucioneve shëndetësore.

Për më shumë, klikoni në linkun zyrtar: www.gisgjilani.comadmin. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.