Fidanishtja

Gjilani korr fitoren e parë kundër Polonisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan -Në qytetin e Terramos të Italisë (rreth 150 km jashtë Romës) po mbahen garat tradicionale botërore në hendboll kurse – Kosovën e përfaqëson klubi i femrave “Drita”, i udhëhequr nga Dr. Selami Ymeri dhe Agim Shkodra, e i cili në ndeshjen e parë korri fitore ndaj ekipit të Polonisë.

Në këtë ngjarje botërore po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave prej nga vijnë ekipet por edhe përfaqësues federatës të hendbollit e sportit.

Të mërkurën më 4 korrik, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, bashkë me përfaqësuesit e komunave të vendeve prej nga vijnë ekipet, është pritur nga kryetari i Komunës Maurizio Brucchi. Ndërsa në mbrëmje të po të njëjtës ditë është bërë hapja e garave me defilimin e ekipeve.

Uji Dea

Kosovën e përfaqëson vetëm ekipi i Gjilanit. Mijëra sportiste marrin pjesë në këtë garë vjetore tashmë tradicionale që zanafillën e ka nga viti 1973. Të nesërmen, më 5 korrik është mbajtur me kryetarët e komunave një minikonferencë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve të globit si dhe është nënshkruar një marrëveshje që quhet “Akti i Terramos” i cili reflekton zotimin e të gjithë neve për angazhimin për rinin, fëmijët dhe femrën.

Ruajtja dhe avancimi i diversitetit etnik, kulturor, racor, fetar etj, janë parimet themelore të këtij akti, ka bërë të ditur për Zyrën e Informimit, kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa.

Sot, delegacionet i bënë një vizitë Romës, ndërsa ekipet e hendbollit po e vazhdojnë garën për rangim sa më të lartë./rajonipress/