Fundamenti

Gjilani kërkon qendër turistike rajonale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se komuna e Gjilanit ka aplikuar me nëntë projekte, kurse ai që është më domethënësi është një Qendër Turistike Rajonale me seli në Gjilan, nëpërmjet së cilës do të prezantohet i tërë rajoni.

Agjencioni Zhvillimor Rajonal Lindje, që mbledh njëmbëdhjetë komuna të Kosovës Juglindore, (Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot, Viti, Partesh, Ranilluk, Hani i Elezit, Novobërdë dhe Shtërpcë) ka mbajtur takimin përmbyllës këtë të mërkurë dhe ku është vlerësuar se aktivitetet e parapara dyvjeçare janë zbatuar me sukses.

Në këtë takim u tha se gjatë këtyre dy viteve përveq përgatitjes së strategjive për zhvillim rajonal, AZHR Lindje ka qenë e fokusuar po ashtu edhe në implementimin e kësaj strategjie.

Fundamenti

Bratislav Nikoliq, kryetar i komunës së Shtërpcës, që është kryesues i Bordit, ka thënë se komunat po bëjnë përpjekje që të marrin sa më shumë investime dhe se Rajoni i Lindjes është ndër më të mirët në Kosovë. Ai tha se po bëjnë përpjekje për të gjetur projekte të mira, kurse edhe bashkëpunimi është shumë i mirë.

Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se komuna e Gjilanit ka aplikuar me nëntë projekte, kurse ai që është më domethënësi është një Qendër Turistike Rajonale me seli në Gjilan, nëpërmjet së cilës do të prezantohet i tërë rajoni. Ai tha se falë AZHRL-së është arritur që të përfitohen shumë projekte që nga investimet në infrastrukturë, QKMF, shkolla, në zona rurale, në bujqësi e përfitime të tjera.

Almir Hyseni, drejtor ekzekutiv i AZHRL-së, deri më tani janë realizuar projekte të shumta që kanë të bëjnë me zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe sipas tij, investimet e BE-së kapin shumën rreth 6 milionë euro./rajonipress/