UBT

Gjilani ka shpallur më të dalluarit e vitit 2018 ata që e bëjnë krenar qytetin me punë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shënuar tashmë aktivitetin e përvitshëm të shpalljes së punëtorëve të dalluar të vitit, dhe personaliteteve e organizimeve të ndryshme që e bëjnë Gjilanin krenar me suksese e përfaqësim gjithandej.

Ky aktivitet pos tjerash përpos tjerash parasheh edhe dallimin e biznesit të suksesshëm, taksapaguesit të dalluar, sportistit dhe klubit të dalluar, artistëve të dalluar, rininë aktive, organizimet rinore, vullnetarizmin, organizatat shkollore e ato studentore etj.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në fjalën e tij ka thënë se sukseset e shumta nga një listë e gjatë e qytetarisë aktive në të gjitha fushat, kanë bërë të mundur që qyteti ynë të jetë kryeqyteti i kulturës së trojeve shqiptare.

Ai ka thënë se Gjilani në hartën kombëtare tashmë është qytet me kulturë, me rini dhe sport të afirmuar në të gjitha disiplinat. Qytet që ka kapitalizuar këta tre sektorë, falë një pune shumë të madhe që është bërë nga një staf shumë i madh nëpër të gjitha grupimet, apo klubet.

Fundamenti

Kryetari Haziri ka potencuar faktin pozitiv që po ndodh në sportin Gjilanas, triumfimin në sportet kolektive, sepse për ato individuale, ai tha se gjithnjë Gjilani është dalluar dhe ka qenë krenarë me përfaqësime në disiplina të ndryshme.

Kështu kampionëve të volejbollisteve të shumëfishta, po i bashkëngjitet edhe futbolli, që është një krenari e përbashkët pa dallim, sepse siç ka thënë kryetari është një krenari e përbashkët e të gjithëve dhe presim që edhe të kualifikohet dhe shpresojmë do ta kaloj këtë grup.

Ndryshe, në fund është bërë shpërndarja e mirënjohjeve për të dalluarit e vitit, duke e sjellë këtë aktivitet në kuadër të Ditëve të Festës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.