Gjilani ka përfituar shumë nga Bashkimi Evropian
Gjilan – Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian,Samuel Zbogar gjatë takimit me Qemajl Mustafën është zotuar se përkushtimi i BE për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për kosovarët, nuk do të mungojë.
“Përkushtimi i Bashkimit Evropian për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për kosovarët nuk do të mungojë”. Kështu është shprehur të enjten në Gjilan Samuel Zbogar përfaqësues i Bashkimit Evropian, në një takim që ka pasur me kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Zbogar dhe Mustafa kanë folur gjatë për të gjitha zhvillimet,sfidat,projektet e përbashkëta,integrimin e komuniteteve si dhe progresin e arritur në fusha të caktuara.
Zbogar pas takimit ku kanë marrë pjesë edhe komunitetet ka thënë se ndihet i relaksuar që ka dëgjuar rezultate inkurajuese nga Komuna e Gjilanit.
Zbogar tha se me Musfatën ka folur për riatdhesimin e qytetarëve,e që kjo është çështje shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave. Zbogar tha se Gjilani po e bënë punën e mirë edhe në pjesën e integrimeve dhe ne e çmojmë përkushtimin e tyre .I pyetur nga gazetarët të komentojë çështjen e udhërrëfyesit Zbogar tha se e kupton frustrimin e qytetarëve të Kosovës sepse ata kanë pritur që udhërrëfyesi tu dorëzohet në pranverë,por duhet të kuptohet se shtetet e BE-së po punojnë maksimalisht që ai të dorëzohet me kohë.
Edhe rreth nismës së Qeverisë së Kosovës,për pjesën e Mitrovicës Veriore, Zbogar tha se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që qytetarët atje të kenë qasje të barabartë.
Ndërkaq,Qemajl Mustafa ka thënë se qytetarët e Gjilanit po e ndiejnë vetën të barabartë dhe kjo po reflektohet me integrimin e komuniteteve. Mustafa tha se BE ka investuar shumë në Gjilan, duke filluar nga agrokultura, sporti, ekonomia, efiqienca e energjisë et. Sipas tij Gjilani tashmë është kampion në më shumë se 10 fusha.
“Duke pasur këto rezultate afirmative Komuna e Gjilanit do të jetë prezentë në Bruksel në ceremoninë e marrjes së udhërrëfyesit” sqaroj Mustafa. Ndryshe, Mustafa tha se standardet plotësohen nëpër komuna dhe në Kosovë, e jo në Bruksel.
Një çështje tjetër që ka prekur Mustafa në prani të Zbogarit ka qenë edhe çështja e komunikimit ndërkufitarë me Serbinë. Mustafa tha se është me rëndësi që sa më parë të hapet rruga me Kumanovën. I pyetur rreth çështjes së serbëve në Gjilan,Mustafa tha se ata janë të punësuar në numër të mjaftueshëm.
Zbogar ndryshe të enjten ka pasur një agjendë të ngjeshur. Pas takimit me Mustafën ai është takuar me përfaqësuesit e AZHR Lindje dhe me përfaqësuesit e komuniteteve dhe ka marr pjesë në përurimin e punimeve në Bibliotekën e qytetit./rajonipress/