GRANDEMALL

Gjilani ka kaluar një ditë me reshje të mëdha të shiut, kudo vërshime

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut, të cilat kanë përfshirë me ujë të disa shtëpi nëpër lagje të ndryshme, duke shkaktuar dëme materiale, por pa rrezikim të jetës së njerëzve.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, të cilët kanë inspektuar pikat e mundshme për vërshime kanë thënë se reshjet e shiut më të theksuara janë kryesisht nëpër disa lagje në qytet, si në lagjen e VIII, lagjen “Iliria”, ku ka depërtime të ujit nëpër disa shtëpi, por ekipet e zjarrëfikësve dhe ato të Komunës së Gjilanit janë duke intervenuar ku ka nevojë dhe gjendja është nën kontroll.

Ismajli, ka bërë të ditur se edhe në një pjesë e rrugës në drejtim të Ferizajit ka pasur vështirësi në lëvizje fillimisht, por gjendja tani është në normalitet.

ARKATANA

Ndërsa nga verifikimi i gjendjes në fshatrat, Ponesh, Zhegër, Llashticë, Cërrnicë, Dobërçan, Pogragjë, Nasal, Velekincë, Kmetoc etj, sa i përket kulturave bujqësore, konfirmohet se nuk ka asnjë dëmtim dhe gjendja është normale.

Apelohet te vozitësit e automjeteve që shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet atmosferike, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.