Mobi Casa

Gjilani, ka apo s’ka trajner futbolli ?!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga -Fehmi Sylejmani- Njohësit dhe dashamirët e sinqertë të futbollit në Gjilan, mendojnë se ky qytet ka potencial dhe kuadër të mjaftueshëm për të udhëhequr cilëndo skuadër, por kërkohet nga drejtuesit më të lartë të skuadrave që të kenë vullnet, vizion, profesionalizëm, korrektësi dhe thjeshtë nijet të mirë.

Loja më e popullarizuar në botë- futbolli, kaherë në Gjilan është luajtur e kultivuar dhe mbase ka qit në pah shumë futbollistë të spikatur, jo vetëm në trevat shqiptare, por dikur edhe në ato jugosllave. Gjithsesi se krahas futbollistëve ka pas edhe trajnerë të mirënjohur që me punën dhe aftësitë ë tyre profesionale kanë dëshmuar se e njohin këtë zeje të sportit.

Mirëpo viteve të fundit, në tepihun e gjelbër fare pak trajner gjilanas kanë stërvitur apo drejtuar skuadrat gjilanase. Madje këtë vit, në të dy skuadrat lokale dhe rivale(Drita dhe Gjilani) janë emëruar trajnerë jashtë qytetit të Gjilanit. Dhe në këtë rrafsh, shtrohen shumë pyetje dhe dilema, që për momentin nuk kanë përgjigjeje. A thua vërtetë Gjilani nuk ka trajnerë të mirëfilltë vendor, apo të ardhurit nga jashtë kushtojnë më lirë?!

Drejtuesit e Dritës, emërimin e kryetrajnerit të tyre jashtë Gjilanit e kanë arsyetuar me dëshirën se këtë vit kjo skuadër ka planifikuar që të sjell risi në taborin e tyre, derisa skuadra tjetër rivale e Dritës, Gjilani, gjithnjë sipas drejtuesve të tyre, ka qenë e detyruar për këtë emërim nga “jashtë”, për faktin se shumë trajner gjilanas nuk kanë dashur ta marrin primatin e të parit në bankinën e Gjilanit.

Hidromorava

Njohësit dhe dashamirët e sinqertë të futbollit në Gjilan, mendojnë se ky qytet ka potencial dhe kuadër të mjaftueshëm për të udhëhequr cilëndo skuadër, por kërkohet nga drejtuesit më të lartë të skuadrave që të kenë vullnet, vizion, profesionalizëm, korrektësi dhe thjeshtë nijet të mirë.

Se a kushtojnë më lirë, trajnerët e importuar, përgjigjen e kësaj e di çdo kush, prandaj nuk do koment kjo!
Pa dashje për të injoruar, përbuzur, nënçmuar apo kritikuar dhe për të mos personalizuar askënd, kjo çështje e diskutuar dhe e ngritur ne këtë mënyrë, duhet t’i ngacmojë më shumë në aspektin pozitivë trajnerët vendor, në këtë rast të Gjilanit, të cilët në fund të fundit ata duhet tu dalin zot vetvetes . Duhet të punojnë shumë në aspektin profesional, pedagogjik, psikologjik, të hulumtojnë literaturë të ndryshme dhe para se gjithash ta marrin guximin për të udhëhequr ekipet e tyre.

Nuk duhet të mbesin aty ku janë dhe të krenohen vetëm me të kaluarën e tyre si futbollist të mirë , por aftësitë e tyre . t’i dëshmojnë edhe si trajner dhe dijet e tyre t’ua transmetojnë të rinjve. Ngase sot, futbolli kudo në Kosovë tenton dhe synon profesionalizmin, e në profesionalizëm nuk pyetet nga vjen, por çfarë vlera ke.
(Autori është gazetar i pavarur)