UBT

Gjilani investon në ujësjellësin të ri mbi 300 mijë euro dhe përfshinë disa vendbanime

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për realizimin e projektit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit për fshatrat Bilinicë, Verbicë e Kmetocit, Vrapqiq, lagjen Porodin, në anën e djathtë të rrugës qarkore Gjilan Prishtinë, dhe vlera e investimit është rreth 300 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të bashkëpunimit dhe mbarëvajtjes së punimeve në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në këto lokalitete, ndërsa ka bërë të ditur se këto vendbanime asnjëherë nuk janë furnizuar me ujë të pijes dhe domosdoshmëri ka qenë rregullimi i ujësjellësit.

“Kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtyre fshatrave dhe lagjeve ka qenë ujësjellësi. Ne këtë do ta realizojmë në bashkëpunim me KRU “Hidromorava” e cila pas investimit do të jetë kompetente për menaxhimin e rrjetit në tërësi. Nga kjo marrëveshje Komuna e Gjilanit merr përgjegjësinë e financimit të projektit në tërësi, ndërsa KRU “Hidrimorava”, merr përgjegjësinë e udhëheqjes së të gjitha procedurave të tenderimit dhe mbikëqyrjes së punimeve deri në finalizimin e tyre. Kryetari Haziri gjithnjë fokusin e tij e ka vendosur në prioritetet për një jetë më të mirë të qytetarëve me kushte më të mira në infrastrukturën publike”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai më tej ka potencuar se në këto lokalitete Komuna e Gjilanit ka investuar edhe më parë në infrastrukturë si në rrugë, trotuare, ndriçim publik, apo projekte të tjera të ndryshme, mirëpo në këtë fazë do të investohet ujësjellësi, në bazë të standardeve të larta dhe me planifikime afatgjatë.

United Hospital

“Kemi investuar në forma të ndryshme nëpër këto lokalitete, mirëpo mungesa e ujit ka qenë barrë e rëndë për banorët e këtyre vendbanimeve. Fatkeqësisht shpeshherë edhe shkaku kryesor i braktisjes së fshatin ka qenë si pasoj e mungesës së ujit. Vlera e këtij projekti në tërësi është mbi 300 mijë euro”, ka thënë ai ndër të tjerash, duke bërë të ditur se me këto investime në ujësjellës po e mbyllim zotimin tonë që asnjë lokalitet nuk do të mbetet pa furnizim me ujë të pijes.

E nga ana e tij drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë investim dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se në këto lokalitete prioritare ka qenë prej kohësh ujësjellësi sepse asnjëherë nuk ka pas zgjidhje për këtë problem.

“Falënderojmë Komunën e Gjilanit e cila është përcaktuar për investimin e rrjetit të ujësjellësit në këto lokalitete. Ka qenë vërtetë kërkesë e kamotshme e këtyre vendbanimeve që atje të bëhet kjo zgjidhje. Ne do të zhvillojmë procedurat dhe do të shfrytëzojmë kohën e mirë për fillimin e punimeve dhe do të jemi mbikëqyrës i gjithë punës që do të realizohet në terren. Burimet e ujit janë të siguruara dhe vetëm mbetet integrimi në rrjet. Shpresojmë shumë në bazë të planifikimit që kemi bërë, që ky projekt i përbashkët të kryhet në një kohë rekorde, sepse nevoja për ujë është shumë e madhe”, ka thënë Suliqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.