UBT

Gjilani intensifikon mbikëqyrjet për projekteve madhore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka intensifikuar mbikëqyrjet në projektet të cilat janë duke u realizuar në qytet dhe fshatra, që përfshinë përgatitjet për zbatimin e projektit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, zgjerimit e rrugëve, Gjilan-Ferizaj e Gjilan – Prishtinë, banimin social, ndërtimin e pesë shtëpive dhe rehabilitimin e 25 të tjerave.

Kështu u bë e ditur sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilan, e cila është udhëhequr nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se tashmë ekipet komunale po punojnë në terren edhe me kujdestari, në mënyrë që të përfundohen sipas afatit dhe planit dinamik.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për parapërgatitjet për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, përkatësisht për buxhetin 2017, ku u vlerësua mbajtja e 12 dëgjimeve buxhetore, derisa është paralajmëruar edhe mbajtja e 10 takimeve publike në tetor në qytet dhe fshatra me qytetarët e komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Gjithashtu, në këtë mbledhje u dha informata se së shpejti pritet të nis ndërtimi i objektit të ri i shkollës fillore në fshatin Haxhaj, pasi që objekti aktual i shkollës është tejet i degraduar, ndërsa nxënësit do të zhvendosen në objekt alternativ në këtë fshat si zgjidhje e përkohshme.

“Nuk do të lejojmë që asnjë fëmije t’i rrezikohet jeta si pasojë e degradimit të objektit të kësaj shkolle”, ka thënë Haziri.

Lidhur me ngritjen e aktakuzës së fundit nga ana e prokurorisë, kryetari Haziri kërkoi që të mos politizohet rasti, duke nënvizuar se nuk kanë të drejtë partitë politike dhe askush të ndërhyjnë në organet e drejtësisë.

“Drejtësia le të flet për të gjithë ata që prokuroria ka pretendime për krim të organizuar dhe abuzim me detyrën. Deri atëherë, Komuna e Gjilanit do të punojë me masa të jashtëzakonshme dhe në përputhje vetëm me ligjin”, ka thënë Haziri, në fund të mbledhjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.