FIDANISHTJA

Gjilani inauguron sistemin e adresave, 1923 tabela emërtuese janë vendosur në rrugë e sheshe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka dhe kryeshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, kanë inauguruar sot sistemin e adresave, pasi tashmë janë vendosur 19223 tabela emërtuese në rrugë dhe sheshe.

“Ne jemi bërë me adresa. Nuk i kemi më tri adresa siç ka ndodhur deri tash sepse qytetarët i kanë përdorë të vjetra, disa të pasluftës e disa adresa të ish-strukturave. Me konsensus, Kuvendi Komunal i ka miratuar këto adresa, pa dallim partiak, etnik a grupor. Gabimet teknike dhe gabimet tjera, një Komision i veçantë për shqyrtim të ankesave do të merret dhe do t’i rekomandoj Kuvendit Komunal për përmirësim. Nga 1923 tabela që janë vendosur, ankesa me shkrim janë rreth 50, ndërsa pritet të deponohen mbi 150 ankesa. Ky është investim kapital dhe faleminderit për mbështetjen shtetit të Norvegjisë’, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka kërkuar nga institucionet publike si, Hidromorava, Ecohigjiena, KEDS etj., që tash e tutje t’i përdorin për faturim adresat e reja.
Zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka, ka përgëzuar komunën e Gjilanit për realizimin e këtij projekti, përmes të cilit tha se do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

Mobi Casa

Avni Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale e Kosovës, tha se së bashku do ta implementojnë edhe fazën përfundimtare të kompletimit të sistemit të adresave që është vendosja e numrave të shtëpive.

Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, pas ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin në projektin e sistemit të adresave, tha se beson që secili qytetar i komunës së Gjilanit dhe secili institucion do të ketë mundësi t’i shijoj benifitet prej një adrese unike, si në ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe të pranimit të shërbimeve.

Fjalë falënderimi për mbështetjen e këtij projekti ka shprehur edhe kryetari i Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve e shesheve, Fehmi Agushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.