RCCOLA

Gjilani i pa përgatitur për këtë kampionat

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan -Shënues: Florim Berisha ‘ 5. Gjilani – Lepenci 0 : 1 (0 : 1)

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues:300. Gjyqtarë: Tefik Maloku, Alban Ramadani, Selman Reqica. Kartoni i kuq: Murseli (Gjilani) Kartoni i verdhë: Bela, Berisha, Ajdari (Lepenci).

Gjilani: Gagica, Hyseni, Arifi, Ramadani (Syla), Kastrati, Bajraliu ( Dauti), Rexhepi, Musliu ( Murseli), Salihu, Muja Hasani.

Lepenci: Hajdini, Ajdari, Bela, Dema, Selimi ( Tafili), Livoreka, Mulaku, Ademi, Berisha (Kuka), Krasniqi Shurdhani ( Zeneli).

Futbollistët e Gjilanit pas barazimit në ndeshjen e parë këtu në Gjilan kundër Llapit, në ndeshjen e dytë kanë pësuar humbje të merituar kundër skuadrës mjaftë të fortë nga Kaçaniku me rezultat minimal, por të merituar.

Qysh në minutën e 5, mysafirët kanë shënuar gol përmes sulmuesit Florim Berisha, që ka shfrytëzuar daljen e portierit Gagica nga porta, duke shënuar me kokë nga vija e 16 metërshit.

Fundamenti

Vendasit marrin iniciativën dhe kishin në posedim topin në pjesën më të madhe të lojës, por nuk kanë arritur të rrezikojnë portën e Lepencit deri në minutën e 21, kur Premton Muja del i vetmuar para Hajdinit, të cilin e kalon, por topi i ik në të djathtë dhe gjuajtja e tij kalon pranë pingules së portierit mysafirë.

Në pjesën e parë ishin përsëri mysafirët që kanë krijuar rastin më të mirë për shënim, ndërsa ishte ky Sedat Krasniqi që ka goditur nga 30 metra, por për fat të portierit Gagica ishte tranverzalja që e shpëton golin e Gjilanit.

Edhe në pjesën e dytë mysafirët godasin tranverzalen, por tani ishte i inkuadruari në lojë Rinor Zeneli, që ka kaluar mbrojtësin Ramadani dhe nga këndi gjuan drejt në portë, por përsëri portieri gjilanas kishte fat.

Sulmet e gjilanasve ishin stihike dhe të pa organizuara mirë, gjë që mysafirët lehtë arrinin të evitojnë trysnin e vendasve.

Rastin më të mirë për barazim në ndeshje është paraqitur 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, kur gjyqtari Tefik Maloku jep penallti për Gjilanin, pasi gjuajtjen e Ramadanit me dorë e ndal një mbrojtës mysafirë.

Liridon Hasani që vitet e kaluara ishte sulmuesi më i rrezikshëm i Gjilanit nuk ka arritur që të shënoj, pasi gjuajtjen e tij arrin Hajdini ta pret.
Futbollistët e Gjilanit për ndeshjet e ardhshme duhen të përgatiten më shumë dhe nga ana e futbollistëve të këtë një angazhim më të madh, sepse vërehej qartë se disa lojtarë, e sidomos sulmi dhe mbrojtja ishin të pa përgatitur fizikisht, gjë që ka ndikuar në humbjen e këtij takimi./rajonipress/