UBT

Gjilani i bën homazh letrar dhe kulturor Sherafedin Kadriut

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në ambientet e Biblioteka e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, u mbajt një takim letrar përkujtimor në nderim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu, i cili u nda nga jeta më 8 prill 2026.


  1. Takimi u organizua nga Asociacioni i shkrimtarëve Clubi “Beqir Musliu”, me qëllim vlerësimin dhe kujtimin e kontributit të tij në letërsi, arsim dhe kulturë. Para të pranishmëve, me fjalë rasti dhe reflektime për jetën dhe veprën e të ndjerit, u paraqitën studiues e krijues të njohur si Sabit Rrustemi, Shemsi Syla, Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Nexhat Rexha dhe Arsim Halili.

Në këtë kronikë përkujtimore foli edhe djali i të ndjerit, Yll Kadriu, i cili ndau kujtime personale për jetën dhe veprimtarinë e babait të tij.

Programi u pasurua me deklamime poezish dhe rrëfime kujtimesh nga pjesëmarrësit, duke sjellë një atmosferë emocionale dhe respekti për figurën e shkrimtarit. Takimit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues të bibliotekës pritëse si dhe familjarë të të ndjerit, duke e bërë këtë aktivitet një homazh të denjë për trashëgiminë e tij letrare.


  1. Shkrimtari dhe studiuesi Sherafedin Kadriu përkujtohet si një figurë e rëndësishme në letërsi, arsim dhe trashëgimi kulturore në Gjilan dhe më gjerë. Me një veprimtari të gjerë në mësimdhënie, kritikë letrare, publicistikë dhe arkeologji, ai kontribuoi në pasurimin e fondit kulturor dhe shkencor shqiptar. I lindur më 1961 në Pogragjë, ai u diplomua në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke vazhduar më tej studimet në arkeologji. Për mbi dy dekada punoi si mësimdhënës, ndërsa nga viti 2004 u angazhua në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të QRTK Gjilan.

Kadriu la pas një krijimtari të pasur me vepra kritike letrare, poezi, monografi dhe studime arkeologjike, si dhe një kontribut të rëndësishëm në botime kolektive dhe projekte kërkimore.

Eco Higjiena

Ai u dallua për analizë të thellë letrare dhe përkushtim ndaj dokumentimit të trashëgimisë materiale e shpirtërore. Përveç veprave të botuara, ai la edhe disa dorëshkrime në publicistikë dhe letërsi, duke dëshmuar një angazhim të pandërprerë krijues deri në fund të jetës.

Botoi:
Në kërkim të thellësive poetike, Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2021
Në kërkim të thellësive poetike 2, Sh. B. “Rozafa”, Prishtinë, 2024
Rrugëtimi i një bashkatdhetari (bashkautor me Sabit Rrustemin), monografi, Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2020
Kur vdesin ngjyrat, përmbledhje poetike, Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2025

Një pjesë me vlerë e veprimtarisë së Sherafedin Kadriut i është kushtuar studimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore dhe materiale. Duke ndërthurur njohuritë filologjike me ato arkeologjike, ai solli botime me vlerë si “Kalaja e Pogragjës” (2008), “Riti i varrimit gjatë epokës së hekurit në Kosovë” (2019) dhe “Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë” (2021).

Përmes këtyre punimeve, ai kontribuoi në hulumtimin dhe ruajtjen shkencore të një trashëgimie të rëndësishme, që rrezikonte të mbetej në harresë./prend buzhala/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.