UBT

Gjilani hap Inkubatorin e agro-biznesit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot është hapur Inkubatori i agro-biznesit, i financuar nga Bashkimi Evropian, me bashkëpunimin e të gjitha komunave të regjionit të Lindjes dhe qëllim kryesor ka angazhimin e të rinjve në punë me kontrata të qëndrueshme në sektorin privat.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se me bashkëpunimin ndërkomunal dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian është bërë i mundur ky projekt, edukimi i të rinjve në fusha të ndryshme e deri te punësimi dhe hapjen e inkubatorit.

“Për këtë periudhë kohore të realizimit të projektit janë arritur shumë hapa të rëndësishëm që nga edukimi, punësimi e deri edhe të mbështetja në forma të ndryshme të të rinjve. Janë trajnuar 46 të rinjë në përpunimin e produkteve agro, pastaj 50 të rinjve në bujqësi, 107 të rinjve në Teknologjinë Informative. Poashtu, janë kontraktuar 102 praktika në biznese të ndryshme agro në Rajonin e Lindjes, prej tyre 18 të rinjë janë punësuar me kontrata të rregullta pune. Janë trajnuar 104 të rinjë në kthimet e investimeve në bujqësi dhe 100 persona për zhvillimin e biznes planit. Përmes nën-granteve janë financuar 37 biznese fillestare dhe 7 biznese ekzistuese. Rezultatet e deritanishme të projektit janë sigurimi i qëndrueshëm i 100 vendeve të reja të punës”, ka theksuar kryetari Haziri.

Ai më tej ka spikatur edhe hapjen e Inkubatorit të Agrobiznesit që është pjesa finale e këtij programi 3-vjeçar që është i lidhur ngushtë me shkollën e mesme të bujqësisë “Arbëria” dhe synim kemi lidhjen e pikës së tretë që është Fakulteti i Bujqësisë, sepse tashmë këtu në këtë shkollë kemi laboratoret dhe teknologjinë më moderne për përgatitjen e të rinjve në fushën e agros.

GRANDEMALL

Lendrit Bunjaku, njëri nga të rinjtë përfitues i projektit nga Gjilani, përmes nën-granteve ka konfirmuar se atij i ka mundësuar ngritjen e serrës, rregullimin e sistemit të ngrohjes dhe ujitjes për kultivimin e luleve, derisa paralajmëron se nga 30 mijë fidane sa kishte këtë vit planifikimi për vitin e ardhshëm është në dyfishimin e kultivimit të luleve.

Ermelinda Haziri, koordinatore e projektit, ka përshkruar detajet e projektit “Të rinjtë në agrobiznes”, i cili ka arritur të krijoj inkubatorin e agro-biznesit në Komunën e Gjilanit dhe i cili ka kaluar përmes strategjisë dhe planifikimit 3-vjeçar deri në implementimin e aktivitetit të fundit këtij të Inkubatorit.

Në fund të këtij takimi është nënshkruar edhe memorandum i bashkëpunimit për kujdesin e mëtutjeshëm të inkubatorit dhe pajisjeve tjera përcjellëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.