UBT

Gjilani fiton në Prishtinë ndaj Liepajas

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Liepajas, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Conference Leagues.

Gjilanasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj ekipit letonez, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të ndeshjes, kur kapiteni Albert Dabiqaj realizoi me kokë.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, ndonëse rastet nuk munguan nga të dy anët.

ARKATANA

Liepaja kishte iniciativën në fund të ndeshjes, por Gjilani arriti ta ruajë rezultatin

Në fund, Gjilani i gëzua fitores dhe do të udhëtojë javën tjetër në Letoni për ndeshjen kthyese me epërsi të vogël.

Kujtojmë që ekipi që kualifikohet tutje, në raundin e dytë do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Young Boys.

/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.