UBT

Gjilani fiton bindshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e dytë kanë mposhtur Lirin e Prizrenit me rezultat 3-1 duke dëshmuar se kjo skuadër në këtë edicion të garave ka aspirata reale drejt tabelës së klasifikimit në Superligë.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit kanë mundur shumë lehtë të krijojnë epërsinë kur mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi në minutën e 20 me një projektil nga 30 metra për pak sa nuk e mposht portierin e Lirisë Artik Muhaxherin.

Nëntë minuta më vonë pikërisht në minutën e 29 Krasniqi bukur harkon nga 25 metra më së miri e gjen bashkëlojtarin e tij Isa Eminhazirin i cili me kokë nga 8 metra sjell Gjilanin në epërsi në 1-0.

Futbollistët e Lirisë kanë mundur shumë lehtë të barazojnë rezultatin në minutën e 40 kur Kryeziu nga 20 metra gjuan por portieri i Gjilanit Faton Maloku me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore.

Në minutën e fundit në atë të 45 Berisha i Lirisë gjuan nga 25 metra Maloku edhe njëherë tregohet i suksesshëm në pjesën e dytë kryesisht u luajt në mes fushë. Në minutën e 70 Krasniqi identik si në golin e parë harkon nga 25 metra me kokë edhe njëherë Eminhaziri gjen portën e Muhaxherit duke ngrit epërsi në 2-0.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Isa Eminhaziri në minutën e 80 nga 45 metra bukur gjen Gëzim Rusin i cili u inkuadrua në pjesën e dytë i cili nga 13 metra gjuan duke gjetur këndin e poshtëm të Muhaxhirit të Lirisë duke shtuar epërsinë në 3-0.

Futbollistët e Lirisë në minutën e 83 arrinë të shënojnë golin e nderit pasë gabimeve të mbrojtjes së Gjilanit golashënues ishte Florim Bërbatovci duke ngushtuar epërsinë në 3-1.

UBT

Në minutën e 85 Memaj i mysafirëve me një gjuajtje të fuqishme nga 20 metra gjuan, por Maloku edhe njëherë dëshmoi se ky portier ka një kualitet të lartë të mbrojtjes, duke dëshmuar se është njeri ndër portierët më të mirë në Kosovë.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti deklaroi:”Jam shumë i kënaqur si me angazhim njëashtu edhe me rezultat, kjo fitore e djelmoshave të mijë është edhe një motivim më i madh për ndeshjet e radhës”.

Trajneri i Lirisë së Prizrenit Behajdin Xhinali deklaroi:” Pjesërisht jam i kënaqur me angazhim, Gjilani fitoi me meritë ne bëmë shumë gabime dhe me këto gabime u dënuam”.

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastrati, Krasniqi, Shala, Shaqiri, Kera, Shabani(Rusi), Haxhimusa, Gashi (Mustafa), Emin Haziri (Ferati).

Liria: Muhaxheri, Mazreku, Gjeraj, Berisha, Cakolli, Dylazeka ( Guci ), Rexhaj, Kryeziu, Memaj(Islamaj), Fetahaj, Berbatovci.

Stadiumi i Qytetit Gjilan
Shikues: 700.
Karton i Verdh- Shala, Kera ( Gjilan ), Mazreku (Liria)
Gjyqtar- Artan Tahiri ( Prishtinë), Safet Berisha (Mitrovicë), Fatmir Abrashi (Mitrovicë), Burim Jah Murati (Prishtin) ./rajonipress/