Uji Dea

Gjilani fiton 100 mijë euro grant për fushën e pastërtisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka fituar grantin e radhës në vlerë prej 100 mijë euro nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Performancën e mirë në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar ministrin Matoshi për vlerësimin e lartë për Gjilanin, duke thënë se ky grant është edhe një motiv shtesë për të punuar në mënyrë permanente për një ambient më të mirë.

“Pas grantit prej 300 mijë euro që e kemi marrë para ca ditësh nga organizata zvicerane DEMOS, lajmi i mirë është që kemi fituar edhe 100 mijë euro të tjera nga Ministria e Mjedisit për fushën e pastërtisë. Të dyja këto grante do të investohen në infrastrukturë publike dhe projekte për komunitetin”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Përndryshe, javë më parë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë një vizite që i ka bërë Gjilanit, e ka vlerësuar këtë komunë si model sa i përket angazhimit në fushën e pastërtisë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.