UBT

Gjilani fillon rikonstruktimin e varrezave të qytetit, po investohen mbi 150 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot implementimin e projektit të rikonstruimit dhe konservimit të varrezave të qytetit, i cili po bëhet me financim të Komisionit Europian dhe me implementim të UNDP-së.

Nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i cili mori pjesë në fillimin e punëve të këtij projekti, ka thënë se përveç tjerash, do të heqen rrethojat e reja dhe me këtë po krijohet hapësira të varrimit edhe për dy vite.

“Sot po fillojmë implementimin e projektit të rikonstruktimit dhe konservimit të varrezave të qytetit Me anë të këtij projekti, do të heqen rrethojat e vjetra dhe do të vendosen rrethoja të reja, sikurse edhe stazat për vizitë të familjarëve për qytetarët që pushojnë këtu. Do të ketë hapësira gjelbruese dhe porta hyrëse të domosdoshme. Po ashtu, do të eliminohet edhe kanali i ujërave atmosferik, i cili ka shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha. Me rrethojën e re, ne do të krijojmë hapësirë të varrimit edhe për dy vite. Në emër të kryetarit Haziri e falënderoj Komisionin Eruopian, UNDP-në dhe kryetarin e Bashkësisë Islame për përkrahjen e madhe”, ka thënë Kadriu.

United Hospital

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se së bashku me Komunën janë dakorduar që ky financim të bëhet pikërisht në varreza.

“Vlerësimet tona janë se përfitues të këtij projekti janë bashkësitë fetare dhe Komuna. Ne si Bashkësi Islame e kemi gjetur bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe jemi dakorduar që ky financim të jetë në varreza. E falënderojmë Komisionin Europian dhe UNDP-në për këtë projekt kaq të rëndësishëm”, ka thënë Aliu.

Implementimi i këtij projekti kap shumën e mbi 150 mijë eurove, ndërkaq pritet të përfundohet deri në fund të këtij viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.