Fundamenti

Gjilani fillon programin e financuar nga qeveria Britaneze për “Shkollat e shekullit 21”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur takim i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësuesit e programit “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit për “Shkollat e shekullit 21”, që parasheh zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në programe të ndryshme kompjuterike.

Në fjalën e tij drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, bashkë më koordinatoren e programit “Shkollat e shekullit 21” të British Council, Edona Begu, në takim me drejtorët kanë thënë se ky është parapërgatitje për të filluar implementimin e projektit “Shkollat e shekullit 21”.
“Është program edukativ ambicioz i dizajnuar nga British Council e financuar nga Qeveria e Britanisë i cili do të finalizohet brenda 3 viteve. Ky program u ofron nxënësve të Komunës së Gjilanit shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik”, kanë thënë ata.

Uji Dea

Në kuadër të këtij programi shkollat e Komunës së Gjilanit do të pajisen me 790 mikro:bit – kompjuter të xhepit me ane të cilave nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.

Përndryshe pjesë të programit gjithashtu do të jenë edhe 123 mësimdhënës dhe të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.