Fundamenti

Gjilani fillon masat lehtësuese në disa sektorë ekonomik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 dhe Komiteti për menaxhimin e emergjencave, ka konfirmuar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.

Gjilani ka nisur të krijojë masat lehtësuese të marra për parandalimin e koronavirusit dhe ky lehtësim i masave duhet të vije gradualisht dhe me një kontrollë, ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jemi duke hyrë në fazën e uljes së rasteve me Covid-19. Gjilani ka në tretman 26 raste të cilat po monitorohen në vazhdimësi nga ekipet e kujdesit shëndetësor, sikur që edhe rastet që janë duke u trajtuar në spital. Gjilani është duke zbatuar masat e reja që ka lansuar Qeveria e Kosovës për sektorin privat, duke filluar hapja graduale e bizneseve dhe ekonomisë. Komisioni komunal ka përgatitur të gjitha detajet lidhur me bizneset që duhet të punojnë”, ka potencuar Haziri, në konferencën e sotme për media.

Uji Dea

Sektori privat ka nevojë të mbështetjes dhe të funksionimit, sepse gjendja nëpër të cilën ka kaluar vendi për këta dy muaj, ka qenë vështirësi e madhe në stabilitetin e tyre, theksoi ai.

Në fushën e mbështetjes për rastet me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale në këtë fazë të përballjes është rritur kartela e nevojave të mbështetjes.

“Deri në këtë fazë janë mbështetur 3940 familje me pako sociale dhe janë nën kujdesin e vazhdueshëm të komisionit komunal. Prej tyre 120 familje janë rome, 88 serbe dhe 26 turke. Donacionet që kanë ardhur në Gjilan janë nga një shtrirje e gjerë, që nga bizneset, njerëzit e vullnetit të mirë, diaspora, shoqatat e ndryshme etj”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.