Fundamenti

“Gjilani Evropian” i mbushur me bërllog vendor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pamjet të zymta dhe tejet dëshpëruese sheh njeriu nëpër çdo skutë të qendrës së qytetit të Gjilanit. Komuna e Gjilanit, gjegjësisht shërbimet publike ende nuk po mund të merren vesh me “Eco – Higjienën” për të mirëmbajtur siç duhet parqet dhe hapësirat publike.

Në qendër të qytetit dhe në park dhe kudo në hapësirat publike, nuk sheh tjetër pos bërllogut të grumbulluar. Qendra e qytetit nuk i ngjanë aspak një “Gjilani Evropian” siç kemi dëshirë ne ta quajmë dhe ashtu siç pretendojnë ta quajnë pushtetarët komunal.

Komuna e Gjilanit pothuajse çdo vit nga mos dija dhe nga teket personale nuk arin të kooperoj si duhet me kompaninë “Eco – Higjiena”. Lufta për tenderin e mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese e ka sjellur Gjilanin në një humnerë ekologjike.

Greva e një pjese të ish punëtorëve të “Eco – Higjienës” nuk po e trazon aspak qeverisjen komunale.

Mobi Casa

Shefik Ibrahimi ish punëtor në “Eco – Higjiena” thotë se ka dy ditë që po protestojnë para komunës për të kërkuar llogari nga Lutfi Haziri pse rreth 30 punëtor kemi mbetur pa punë.”Më në fund e kemi kuptuar lojën e këtij pushteti sepse tash e kemi të qartë se fajtor është komuna që nuk i ka ndarë tenderin kompanisë “Eco – Higjiena”. Po të ishte ky tender pjesë e “Eco – Higjienës”, ne sot do të ishim në punë” shprehet ky punëtor i revoltuar.

Ai thotë se dikur i kanë mashtruar punëtorët dhe i kanë futur në grevë për qëllime të tyre personale, e tash askush nuk jep llogari, e as që del të bisedoj me ne shprehet Ibrahimi.

Ndërkohë bërllogu sa vije e shtohet nëpër qytet, në qendër, në parqe dhe kudo ku ka hapësirë publike./rajonipress/