Fundamenti

Gjilani ende pa perspektivë në thithjen e projekteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ende është pa strategji për të thithur projektet e mëdha dhe ky stagnim po shkakton shqetësime edhe tek qytetarët të cilët mendojnë se qasja e qeverisjes komunale duhet të ndryshojë urgjentisht për ta kthyer në binarë të drejtë qytetin e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet e varfër në shumë drejtime, por mbi të gjitha mungesa e thithjes së projekteve të mëdha qoftë nga Qeveria ose donatorët ndërkombëtar është e mangët.

Gjilani realisht vazhdon të mbetet një vrimë e zezë në këtë drejtim ndërkohë që qytetarët ndihen të shqetësuar dhe të frikësuar nga ky stagnim institucional.

Uji Dea

Murati një qytetar gjilanas mendon se dikur Gjilani krenohej me sloganin “Gjilani Evropian”, po tash ka humb ky epitet.”Unë nuk po shoh që ka ndonjë zhvillim apo investim që do ta ndryshonte Gjilanin. Kjo qeverisje aktuale është e dobët dhe nuk ka strategji se si të thithen donacionet e mëdha” shprehet Murati.

Ilmija një qytetar tjetër mendon se Komuna e Gjilanit është shumë larg krahasuar me komunat tjera.”Në vend se të jemi komuna më e zhvilluar kemi mbetur një ndër komunat më të prapambetura në regjion. Shumica e projekteve nga organizatat ndërkombëtare kanë shkuar në Viti dhe Kamenicë, kurse Gjilani vetëm ka pritur delegacione e ka krijuar shpenzime, ndërsa nuk ka fituar donacione” thotë ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.