Eko Higjiena

Gjilani e pret dimrin me situata emergjente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se qyteti i Gjilanit ende është pa operatorin e saj rreth mirëmbajtjes dimërore për shkak se OPSH-ja ka pranuar ankesa rreth tenderit dhe tani ata na kanë vonuar që të dalim të përgatitur në prag të dimrit. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se vetëm të dielën ka pasur gjashtë aksidente në qytet.

Në Gjilan dimri ka ardh me kohë, por jo edhe përgatitjet e institucioneve komunale. Qyteti i Gjilanit ndonëse nuk ka “mbetur” pa operatorin e saj të mirëmbajtjes dimërore, megjithatë situata në Gjilan nuk ka nisur mirë pasiqë po punohet me situata emergjente.

Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se Komuna e Gjilanit fatkeqësisht ende nuk e ka zgjidhur çështjen e përfituesit të tenderit të mirëmbajtjes dimërore.”Tenderin për mirëmbajtjen dimërore nuk e ka fituar askush sepse ende jemi në fazën e ankesave, ku në OPSH janë ankuar kompanitë konkurruese dhe kjo ka ndikuar që gati afër dy muaj të zhagitet ky proces dhe realisht dimrin ta presim me një gjendje të jashtëzakonshme” tha Mehmeti.

ARKATANA

Megjithatë sipas Mehmetit komuna në këtë situatë emergjente ka angazhuar kompaninë “Tali” që të merret me pastrimin e borës në qytet, derisa nëpër rrugët rajonale përgjegjëse është Ministria e Transportit. Mehmeti tha se rrugët lokale janë të kalueshme edhe pse orëve të mbrëmjes ka mjaft ngrica e acar. Ai është i bindur se sot ose nesër duhet edhe të kryhet procedura e operatorit të ri të mirëmbjatjes dimërore.

Por ndryshe gjendjen e sheh policia. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se vetëm ditën e parë kur pati reshje të borës në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur gjashtë aksidente. “Në qytet gjendja është më e vështirë kurse rrugët rajonale që pastrohen nga kompania “Tali” janë mirë të kalueshme .Ditën e parë kemi pasur gjashtë aksidente të ndryshme “ tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.