Fundamenti

Gjilani e Ministria e Drejtësisë intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushin, me të cilin kanë biseduar, kryesisht për bashkëpunimin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për institucionet e drejtësisë, siç është rruga që shpie për në objektin e burgut Regjional të Gjilanit, pastaj rrugën që drejtim të gjyqësorit dhe prokurorisë, lirimin e hapësirave në qendër të qytetit për nevojat e Komunës, por edhe rregullim të infrastrukturës nëntokësore.

“Kemi takim të rregullt me zëvendësministrin Dushi, lidhur me infrastrukturën rrugore që shpie në institucionet e drejtësisë, si burgun regjional, pastaj objektin e gjykatës dhe prokurorisë, dhe infrastrukturë përcjellëse nëntokësore. E njoftova për progresin e arritur deri më tani dhe për nevojën e madhe të mbështetjes, në mënyrë që të zbatohet më shpejt programi. Një falënderim për Ministrinë që ka dhënë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe dhe impuls pozitiv të sundimit të ligjit dhe në përgjithësi zhvillimeve në këtë sektorë”, ka thënë kryetari Haziri, në fjalën e tij.

Mobi Casa

Ndërsa Florian Dushi, zv.Ministër i Drejtësisë, ka thënë se po punojmë vazhdimisht që qendrat e paraburgimit të largohen nga qendra e qytetit.

“Kudo në Europë institucione të tilla janë në pjesë më periferike të qytetit. Në limit të mundësive nga ana e Ministrisë, ne kemi kërkuar mbështetje nga Komuna e Gjilanit dhe ajo është e materializuar përmes memorandumit, që ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës. Praktikisht, qëllim ka funksionalizimin e qendrës së paraburgimit, por edhe institucione të tjera të drejtësisë. Si Ministri, kemi përmbushur participimin simbolik, ndërsa Komuna e Gjilanit dhe kryetari Haziri, ishin të hapur që të mbështesin procesin e bartjes dhe transferimit të kësaj qendreje”, ka deklaruar Dushi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.