Uji Dea

Gjilani e Drita po rikthejnë emocionet e futbollit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shumë herë është thënë se mungesa e derbit lokal në mesë Gjilanit e Dritës ka varfëruar futbollin e Kosovës. Këto dy skuadra para fillimit të edicionit të ri të garave, të Superligës së Kosovës në futboll, janë duke përgatitur befasira të ndryshme. Ndër to janë edhe përforcimet e mëdha, që janë duke bërë këto dy skuadra me futbollist cilësor.

Padyshim këto dy skuadra mbajnë pozitat e para në futbollin e Kosovës me prurjet e futbollistëve, me të vetmin qëllim që t`i rikthejnë emocionet e futbollit në qytetin e Gjilanit .

Dy kryesit si ata të ,,bardh e kuqëve,, të Gjilanit dhe “bardh e kaltërve” të Dritës nuk e kanë ndërmend të ndalen me sjelljen e futbollistëve në skuadrat e tyre.

E tërë kjo na len të kuptojmë se dashamirët e futbollit jo vetëm atij Gjilanas, por edhe atij Kosovar, do të kenë rast që dy skuadrat Gjilanase, t`i shohin në fushat e blerta të futbollit.

Skuadra e Dritës gjerë më tani, ka sjell këta futbollist në radhët e saja.

Të ardhur;

Artan Jonuzi (Shkëndia ) Tetovë
Xhevdet Shabani (Feronikeli)
Ismet Caka (Drenica)
Durim Gashi (Prishtinë)
Egzon Zendeli ( Kumanovë)
Bekim Isufi Trajner

Nga Drita janë larguar;

Mobi Casa

Përparim Osmani (Besa) Pejë
Mensur Limani (ilirë)
Alban Shillova (Hajvali)
Blendim Gashi ( Ilirë)
Shqiprim Kelmendi ( Ilirë)

Skuadra e Gjilanit gjerë më tani, janë këta futbollist që kanë bërë lëvizje.

Të ardhur;

Bahri Kera (Kosova V )
Dren Gashi (Drenicë)
Betim Haxhimusa (Prishtinë)
Gzim Rusi (Ferizaj)
Isa Eminhaziri (Feronikeli)
Filonit Shaqiri (Drenicë)
Sedat Pajaziti Trajner

Nga Gjilani janë larguar;

Visar Sermaxhaj (Ilirë)
Labinot Jetullahu (Ilirë)
Visar Haklaj (Besa) Pejë

Siç bëjnë të ditur zyrtarët e dy klubeve, me këto përforcime synojnë kreun e tabelës së klasifikimit të Superligës./rajonipress/