ARKATANA

Gjilani dimëron në pozitën e tretë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, Gjilani ka shënuar fitore para shkuesve të vet, duke mundur skuadrën e Kosovës së Prishtinës me rezultat 2:0. Gjilani në çdo aspekt ka qenë skuadër më e mirë dhe ka mundur të shënojë edhe disa herë, derisa mysafirët nuk kanë arritur që asnjëherë të rrezikojnë portën e gjilanasve.

Gjilani – Kosova (P) 2:0 (2:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 100 , Shënues: Arifi ’24, Morina ‘32 . Gjyqtarë: L. Hasani, V. Kelmendi, B. Berisha. Kartoni i verdhë: Morina, Maliqi (Gjilani) – Uka, Krasniqi (Kosova (P)

Gjilani: Gagica, Hyseni, Kastrati, Maliqi, Shaqiri, Morina, Bajraliu, Mustafa, Syla, Arifi, Ramadani (Leka).

Kosova (P): Dalipi, Pajaziti, Jashari, Kryeziu, Terrnava (Zeqiri), Krasniqi, Durmishi, Uka, Bllaca, Ismajli (Zeneli), Ademi.

Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, Gjilani ka shënuar fitore para shkuesve të vet, duke mundur skuadrën e Kosovës së Prishtinës me rezultat 2:0. Gjilani në çdo aspekt ka qenë skuadër më e mirë dhe ka mundur të shënojë edhe disa herë, derisa mysafirët nuk kanë arritur që asnjëherë të rrezikojnë portën e gjilanasve.

UBT

Gjilani që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit Hasani, kanë sulmuar portën e Kosovës, që sa më parë të shënojnë, por nuk kanë mundur të shënojnë deri në minutën e 24. Morina nga e djathta ka kaluar mbrojtësin Kryeziu, është futur brenda zonës së rreptësisë dhe te pika e penalltisë gjen të vetmuar Arifin, që me goditje të saktë mposhtë portierin Dalipi, duke shënuar në këndin e epërm të djathtë të tij.

Tetë minuta më vonë, Gjilani ka shënuar edhe golin e dytë, ndërsa golashënues ka qenë Morina që bukur është shërbyer nga Maliqi, i cili fillimisht kalon dy mbrojtës të Kosovës, për të harkuar saktë deri te Morina dhe me një goditje të saktë ka shënuar në këndin e poshtëm të majtë të Dalipit.

Ne pjesën e dytë ishte skuadra vendase që ka pasur më shumë nga loja, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritur të shënojë gol. Megjithatë vlen të përmendet minuta e 64, kur nga këndi bukur ka harkuar në zonë Bajraliu, më së larti shkëputet mbrojtësi Arifi, i cili gjuan me kokë, portieri Dalipi është dashur dy herë të intervenoj për të shpëtuar golin. Së pari portieri me majën e gishtave ka ndalur topin që të futej në rrjetë e pastaj pas intervenimit të dytë topin ka ndalur mu në vijën e portës.

Thanë pas ndeshjes:

Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit: Patëm mungesa të shumta në përbërjen e parë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe shënuam dy gola, ndërsa në pjesët e dytë futbollistët u vetknaqën. Megjithatë angazhimi i futbollistëve të Gjilanit nuk mungoi dhe shënuam fitore të merituar.

Fatmir Zhdrella , kryetrajner i Kosova (P): Skuadra e jonë është e re dhe e pa përvojë. Në pjesën e parë vendasit dominuan në çdo aspekt, derisa në pjesën e dytë ne morëm lojën në dorë dhe kemi mundur të shënojmë ndonjë gol. Fitorja e Gjilanit është plotësisht e merituar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.