Gjilani dhe Vitia me ndërprerje të energjisë
Gjilan – Sipas KEDS-it në Gjilan dhe Viti me datën 27 dhjetor 2016 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për sigurinë e sistemit.
Më 27.12.2016 në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të shkyçet: Dalja 10 kV J10 Bresalci 1 (Kodi:62000006) prej orës 09:00 deri në orën 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Qehave, Te Market Goni 1, Market Goni 2, Te Policia, Posta Vjetër, Gjykata, te Raiffesen Bank, Ilirija, Kamenica Sera dhe Te Spitali.
Arsyeja e ndërprerjes: energjizimi i TS 10/0.4 kV në bazë të pëlqimit elektro-energjetik. Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit
Më 27.12.2016 në NS 110/35/10 kV Vitia (Rrafshina) do të shkyçet: Dalja 10 kV Germova (Kodi:61067003) prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gërmova, Mlini, Sodovinë e Jerlive, Remniku i ri,Vërbani, Goshhicë, Shavarintë dhe Sadovinë e Re. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e ndarësit linjor./rajonipress/


