FITORJA

Gjilani dhe “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, të cilit i ka konfirmuar se krahas angazhimeve të Komunës për përkrahjen e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të Gjilanit, do të jetë bashkëpunëtor e projektit për 10 shtëpi të reja në Gjilan për vitin 2019.

“Aktualisht jemi duke bërë renovimin e 6 shtëpive për raste me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, gjithashtu do të ndërtohen edhe tri shtëpi të reja tashmë të konfirmuara nga Komuna e Gjilanit. Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot i kam konfirmuar mbështetjen e Komunës edhe për dhjetë shtëpi të reja gjatë vitit 2019. Njëkohësisht, kemi marrë konfirmimin e menjëherashëm që gjatë muajit të ardhshëm të strehohet një familje me fëmijë jetim dhe një falënderim i veçantë për shoqatën dhe donatorin, që sot do të bëjnë me banesë të re një familje e cila ka kushte tepër të vështira”, tha Haziri.

Fundamenti

Kurse, nga ana e tij, Halil Kastrati, në emër të shoqatës ka thënë se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit bënë të mundur që të kemi më shumë shtëpi të ndërtuara dhe uljen e numrit të madh të familjeve skamnore në këtë komunë.

Përndryshe, Komuna në marrëveshjen e bashkëpunimit e cila do të nënshkruhet së shpejti, do të participojë më 50 mijë euro për 10 shtëpi për familjet në nevojë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.