FITORJA

Gjilani dhe GIZ shpërblejnë 23 shkolla për hartimin planeve zhvillimore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria e Arsimit në Gjilan në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, ka shpërblyer sot me 23 shkolla të arsimit fillor të mesëm i ulët me mjete didaktike, për planet zhvillimore të shkollave.

Në ngjarje ka marrë pjesë kreu i Komunës, Lutfi Haziri, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, përfaqësuesja e GIZ-it, Dagmar Fuchs si dhe drejtorë shkollash të Gjilanit.

“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij takimi të veçantë, i cili bëhet me partnerin më të madh dhe kredibil që në sektorin e arsimit e mbështet Komunën e Gjilanit, pra organizata GIZ. Po e konfirmoj edhe njëherë që shtylla e arsimit mbetet prioriteti kryesor në Komunën e Gjilanit, për shkak se arsimi është baza kryesore e funksionimit të shtetit. Qëllimi dhe misioni i të gjithë neve është edukimi i gjeneratave me kushtet më të mira, me kurrikula më të standardizuara dhe me njohuri që duhet t’i nxënë fëmijtë tanë. Poashtu, do të vazhdojmë me investimet në këtë vit. Ne kemi nënshkruar marrëveshje edhe me bankën gjermane KfW për rehabilitimin total të infrastrukturës së disa shkollave. I përgëzoj këto 23 shkolla që janë shpërblyer sot sepse pa plan zhvillimor nuk ka sukses dhe stabilitet”, tha në fjalën e rastit kryetari Lutfi Haziri.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, tha se me ndihmën e zonjës Dagmar, kemi arritur në një shkallë të lartë të përgatitjes së mësimdhënësve për metodologjinë e mësimdhënies dhe, përveç tjerash, edhe në hartimin e planeve zhvillimore të shkollave.

Mobi Casa

“E falënderoj zonjën Dogmar, e cila për Komunën tonë ka bërë emër të theksuar dhe të paharruar në kontributin e saj që po e jep në ngritjen e arsimit kosovar, e në veçanti për komunën e Gjilanit. Me ndihmën e saj, kemi arritur në një shkallë të lartë të përgatitjes së mësimdhënësve për metodologjinë e mësimdhënies dhe, përveç tjerash, edhe në hartimin e planeve zhvillimore të shkollave. Me këtë rast, e falënderoj edhe kryetarin Haziri, i cili gjithherë bënë përpjekje për krijimin e kushteve më të mira për ngritjen e arsimit gjilanas”, tha Musa.

Ndërkaq, nga ana e saj, përfaqësuesja e GIZ-it, Dagmar Fuchs, tha se me kënaqësi ka dhënë kontributin e saj në Gjilan, duke përgëzuar drejtorin e arsimin për bashkëpunimin. Ajo tha se Plani zhvillimor është kryesorja që e derivon rrugën e mëtutjeshme të funksionimit të shkollave.

Plani më i mirë nga 23 planet e shkollave të arsimit fillor të mesëm është zgjedhur ai i shkollës “Musa Zajmi”.

Përndryshe, sot në Gjilan ka qëndruar edhe menaxheri i GIZ-it në Kosovë, Kai Hofmann, në takim pune me kryetarin Haziri, Komisionin e Aksionarëve të kompanisë “Eko-Higjiena”. GIZ në Gjilan është në programe të shërbimeve publike dhe shërbimeve tjera për qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.