United Hospital

Gjilani dhe Anamorava presin verdiktin në Hagë: “Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe të bashkëluftëtarëve”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kanë mbetur edhe pak ditë deri te verdikti i pritshëm i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarët e tij, ndërsa në Gjilan dhe në gjithë Anamoravën interesimi i qytetarëve mbetet i madh. Për një pjesë të qytetarëve, 16 shtatori shihet me shpresë si dita kur mund të vijë një vendim që, sipas tyre, do ta dëshmojë pafajësinë e plotë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në rrugët dhe hapësirat publike të Gjilanit, pritja për verdiktin shoqërohet me emocione, kujtime dhe bindjen se lufta e UÇK-së duhet të ndahet qartë nga akuzat që janë ngritur ndaj individëve në Hagë.

Dardani, student 21-vjeçar, thotë se beson se Thaçi dhe të tjerët nuk janë përgjegjës për veprat për të cilat akuzohen dhe pret një përfundim në favor të tyre.

“Unë pres lirim të plotë. Besoj se Thaçi dhe të tjerët nuk i kanë kryer veprat me të cilat ngarkohen. Nëse lirohen, do t’i pres me kënaqësi në aeroport”, shprehet ai.

Për të, verdikti nuk do të jetë vetëm një vendim gjyqësor, por një moment me peshë të madhe emocionale për shumë familje dhe qytetarë që e lidhin figurën e Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së me periudhën e luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Edhe Selveri, një tjetër qytetar nga Gjilani, e sheh me skepticizëm procesin gjyqësor në Hagë. Sipas tij, pritjet fillestare të qytetarëve të Kosovës ishin se procesi do të ishte i drejtë dhe se ish-pjesëtarët e UÇK-së do të liroheshin shpejt.

“Ne i kemi besuar Hagës sepse menduam se çlirimtarët do të lirohen shpejt, por ajo, në fakt, punoi edhe kundër Kosovës edhe kundër liderëve të UÇK-së. Për mua, Gjykata Speciale e ka humbur besueshmërinë te qytetarët”, thotë ai.

Fundamenti

Në Gjilan ka edhe qytetarë që konsiderojnë se mbështetja publike për Hashim Thaçin dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk duhet të interpretohet si qëndrim kundër tyre, por si shprehje e një bindjeje se kjo çështje është e lidhur me interesin dhe dinjitetin e Kosovës.

Njëri prej tyre, Kosumi, vlerëson se opinioni publik për luftën e UÇK-së është ndikuar ndër vite nga narrativa dhe interpretime të ndryshme politike. Sipas tij, Gjykata Speciale duhet të ruajë pavarësinë dhe kredibilitetin e saj dhe të mos lejojë që proceset gjyqësore të ndikohen nga narrativat politike që, sipas tij, kanë ardhur prej Beogradit.

“Haga duhet të veprojë në interes të drejtësisë dhe të Kosovës dhe të mos bëhet pjesë e fushatave politike kundër njerëzve të UÇK-së. Serbia ka zhvilluar vazhdimisht narrativa kundër luftës së UÇK-së dhe figurave të saj, prandaj drejtësia duhet të mbetet e pavarur nga çdo ndikim politik”, shprehet Kosumi.

Pritja në Gjilan pasqyron një sentiment që vazhdon të jetë i pranishëm në një pjesë të shoqërisë kosovare: bindjen se historia e UÇK-së dhe përgjegjësia individuale penale duhet të trajtohen si dy çështje të ndryshme.

Me afrimin e datës së verdiktit, vëmendja publike pritet të shtohet edhe më tej. Për qytetarët që besojnë në pafajësinë e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, 16 shtatori nuk shihet thjesht si një datë në kalendarin gjyqësor, por si një ditë që mund të rikthejë një pjesë të shpresës së mbajtur për vite me radhë.

Haga pritet të japë përgjigjen juridike; ndërsa Gjilani, si shumë qytete të tjera të Kosovës, vazhdon të presë me ankth, shpresë dhe emocione të forta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.