Mobi Casa

Gjilani bënë “hapat” e parë drejt Brukselit?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takimin e parë të mëngjesit grupin “Shtegtarët e Lirë”, të cilët i ka shoqëruar deri tek Teatri i Qytetit, ku i ka përcjell dhe u ka dhënë një amanet Flamurin e Republikës së Kosovës të bashkuar me atë të Bashkimit Evropian që ta bartin gjatë ecjes prej 5 milion hapash, dhe ta dërgojnë në kryeqendrën e BE-së që edhe flamuri i Kosovës të valoj krah flamujve të shteteve anëtare.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se kjo rrugë dhe ky mision vullnetarë i “Shtegtarëve të Lirë” është mesazh i lëvizjes së lirë të Kosovës, sepse edhe ne jemi Evropë.

“Kemi dalë sot këtu, për t’i përcjell shtegtarët e lirisë, këta burra që në 100 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, prej këtij qyteti u nisën për në Vlorë dhe ai rrugëtim i tyre ishte manifestimi më simbolik i ecjes në këmbë për të shënuar pavarësinë e madhe, sakrificën, dhe luftën e madhe që kanë bërë të gjithë shqiptarët për vendin e vet. Këta kanë vendosur që sot të nisen dhe të bëjnë 5 milion hapa të vegjël për një hap të madh. Një rrugë që prej këtu do të përfundon Bruksel, një udhëtim 78 ditor i cili nuk do të jetë i lehtë”.

Mobi Casa

“Simbolika e ecjes drejt Brukselit ka qëllimin e madh që ta përçojnë kërkesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për lëvizje të lirë, për mundësi të lirë dhe mundësi të barabartë me të gjithë popujt e Evropës. Këta po nisen prej lindjes së Kosovës drejt perëndimit të Evropës, drejt asaj qendre politike që të gjithë e kemi synuar tash e 100 vjet. I dëshiroj këtij grupi shëndet, rrugë të lehtë, kohë të mirë për ta dhe dashtë zoti që në emër tuajin të shkoj t’i pres në Bruksel dhe të kthehem së bashku me ta në Gjilan në familjet e tyre, në qytetin e tyre dhe në Kosovën e tyre. Sigurisht që ne jemi krenar me ta dhe na bëjnë krenar kahdo që të ecin. Ju e keni bërë krenar Gjilani, Anamoravën dhe gjithë Kosovën. Ju uroj rrugë të mbarë dhe zoti ju bekoftë”, tha kryetari Haziri.

Ndërsa në emër të grupit “Shtegtarët e Lirë”, ka folur Ekrem Avdiu, i cili ka thënë se që nga sot këtë rrugë të cilën po e nisim e bëjmë për faktin që t’i tregojmë botës së mbarë se edhe ne jemi pjesë e Evropës dhe edhe ne meritojmë të lëvizim gjithandej të lirë dhe pa pengesa.

Ndryshe në grupin “Shtegtarët e Lirë” janë: Ekrem Avdiu, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha./rajonipress/