Hidromorava

Gjilani bëhet me muzeun e saj rajonal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport e Komunës së Gjilanit ka iniciuar procedurën për themelimin e Muzeut Rajonal të Gjilanit duke paraqitur pranë Komitetit për Rini, Kulturë dhe Sport për shqyrtim dhe procedim të mëtejshëm këtë projekt propozim.

Komisioni komunal i themeluar nga kryetari i komunës në përbërje: Veton Nevzadi, Sherafedin Kadriu, Magbule Xhemaili, Faik Sahiti, Selvije Shefkiu dhe Enkelejda Arifi nën konsulencën shkencore të Prof. Dr. Fejaz Drançolli ka përshkruar në një dokument arsyetimin pse Regjionit të Gjilanit i duhet nje Muze Rajonal.

Veton Nevzadi, Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport se rëndësia e këtij projekti konsiston në krijimin e një adrese në Komunën e Gjilanit ku do të mund të paraqesim gjithë trashëgiminë kulturore të kësaj ane si dhe në edukimin kulturor të qytetarëve për trashëgiminë kulturore të qytetit të tyre.

ARKATANA

Nevzadi i falënderoi të gjithë anëtarët e komisionit për punën e palodhshme në përpilimin e këtij propozim projekti.

Sipas këtij projekt propozimi, komisioni ka preferuar që objekti më i përshtatshëm për vendosjen e Muzeut Rajonal të Gjilanit do të ishte Shkolla e Muzikës, përderisa Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka në dispozicion rreth 200 artifakteve të cilat do të mund të ekspozoheshin në këtë muze.

Organizimi i sektorëve do të jetë i përbërë nga sektori i arkeologjisë dhe arkitektonikes, sektori i etnografisë, sektori i arteve pamore dhe trashëgimisë dhe sektori i historisë në kuadër të së cilës do të funksionojë edhe aneksi për Luftën e UCK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.