GRANDEMALL

Gjilani bëhet me klub të futbollit për femra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi kryetare e klubit të posakrijuar tha se rreth 50 femra që janë në mënyrë aktive të regjistruara në klub synojnë titullin e kampionit dhe integrimin e femrave në sportin kosovar.

Edhe qyteti i Gjilanit tash e tutje do të marrë pjesë në garat e futbollit në kategorinë e femrave. Femrat e Gjilanit e kanë krijuar klubin e futbollit të pagëzuar me emrin Drita. Valentina Bunjaku Rexhepi e cila në kuvendin themelues është zgjedhur kryetare e klubit tha për rajonipress se ky klub futbolli është dashur edhe më herët të regjistrohet në Gjilan.

“Qyteti i Gjilanit ka dhënë shumë emra të njohur në fushën e futbollit. Shumë femra gjilanase janë kampione në disa kategorie sportive dhe kjo ka ndikuar që ta krijojmë edhe klubin e femrave në futboll” tha Bunjaku.

ARKATANA

Bunjaku tha se rreth 50 femra janë të regjistruara aktualisht në klub dhe me një trajner të mirë synojmë titullin e kampionit. Rexhepi tha se ka një ekip të mirë edhe të kryesisë që përbehet nga Fadil Aliu,Arlind Kqiku,Fahrije Rukovci dhe trajneri Afrim Mehmeti.

Rexhepi tha se klubi pret të ndihmohet pjesërisht nga Kuvendi Komunal dhe një pjesë tjetër edhe nga donatorët. Ajo shpreson që shumë shpejt ky sport atraktiv do të gjejë mbështetje dhe do të përkrahet edhe nga të tjerët.

Rexhepi e cila merret aktivisht edhe me politik tha se këtë pozitë e ka marrë me të vetmin qëllim që ta integrojë femrën gjilanase edhe në fushën e sportit dhe pse jo ky integrim të kurorëzohet edhe me ndonjë trofe në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.